Interi ka kryer goditjen e rradhës në merkaton e transferimeve. Pas një merkatoje të suksesshme në muajt e verës, drejtuesit zikaltër kanë vijuar edhe në merkaton e dimrit me transferime të reja. Emri më i ri që ka nënshkruar me Inter, është anësori kanadez i Club Brugge, Tajon Buchanan.
24-vjeçari nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me zikaltrit, e cila përfundon në qershor të 2028.
Buchanan u bë i njohur me paraqitjet e tij në botërorin e Katarit vitin e shkuar, ku shkëlqeu së bashku me anësorin tjetër, Alphonso Davies. Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi që ndeshjen e sotme ndaj Veronës.
Përforcimi me Buchanan u pa e nevojshme pasi mbrojtësi kolumbian Cuadrado pësoi një dëmtim, ndërsa Dumfries kishte dhe ai disa probleme me gjendjen fizike.
Kanadezi Buchanan erdhi në Evropë në vitin 2022, atëherë kur edhe bëri debutimin e tij me Club Brugge në Belgjikë.