“Yesterday I received from "Tirana Intermedica Lab", the results of allergy
examinations for my first three patients, done with the Euroline method
(EUROIMMUN), for both specific IgE and DPA-Dx.
I am really very satisfied! It was very helpful and comfortable for me and the
patients! It is a big progress for the allergy diagnostics in Albania! In my
consideration, it is a very appreciated examination in Albania, and very helpful
for the allergists. I am sure it would be a great success in Tirana.
Let me thank you again for the training we had in EUROIMMUN Academia,
Lubeck and for being present inTirana.”
Mesazh i dërguar per EUROIMMUN nga Profesor
Alfred Priftanji, shefi i klinkës së Alergologjisë-
Imunologjisë pranë QSU “Nënë Tereza” Tiranë.
Për çfarë vlerë diagnostifikuese-terapeutike bën fjalë Profesori në këtë mesazh?
Laborator Intermedica po avancon drejt të ardhmes në diagnostikë duke hedhur hapin e parë drejt erës
së re të “customised profiles” ose sic quhet në gjuhën tonë “Mjekësia e personalizuar”. Por çfarë është
mjekësia e personalizuar?
Mjekësia e personalizuar është përshtatja e trajtimit mjekësor ndaj karakteristikave individuale të secilit
pacient. A nuk do të ishte mire sikur secili të kishte terapi të veten të personalizuar vecanërisht për
trupin e vet?
Medikamentet moderne shpëtojnë miliona jetë në vit. Megjithatë jo secili mjekim mund të funksionojë
për ju, siç funksionon për njerëzit e tjerë. Mosha juaj, mënyra e jetesës dhe shëndeti janë të gjithë
faktorë që ndikojnë në reagimin tuaj ndaj medikamenteve.
Mjekësia e personalizuar synon të individualizoj kujdesin shëndetësor nëpërmjet diagnostikimit dhe
trajtimeve të veçanta për çdo pacient.
Të gjithë ne jemi unik. Shëndeti ynë përcaktohet nga dallimet tona të cilat kombinohen me stilin e jetës
dhe mjedisin ku jetojmë. Nëpërmjet informacioneve klinike dhe diagnostikuese, mund të identifikojmë
modelet që do të na ndihmojnë në përcaktimin e rrezikut tonë individual për të shfaqur një sëmundje të
caktuar.
Cila është një nga metodat shkencore ku bazohet mjekësia e personalizuar ?
Kjo është Alergologjia molekulare, e cila është një qasje e posaçme për diagnostikimin e alergjive, ku
secili përbërës i vetëm i alergenëve përdoret për të zbuluar me saktësi shumë të lartë antitrupat IgE
specifike. Kjo metodë mund të ndihmojë në diagnostikimin e sëmundjeve alergjike të cilat po bëhen
shqetësuese për njerëzit. Sipas akademisë Europiane të Alergologjisë & Imunologjisë Klinike:” Alergjia
është sëmundja kronike më e zakonshme në Europë. 20 % të pacientëve me alergji luftojnë cdo ditë me
frikën e një sulmi të mundshëm të astmës, shokut anafilaktik ose edhe vdekjes nga një reaksion
alergjik”. (EAACI, 2016) Sic mund ta kuptoni nga shifrat e larta, mbartja e alergjive te paidentifikuara
ndikon drejtperdrejt në uljen e nivelit të jetesës dhe përcaktimi i një terapie të saktë do të sjell
parandalimin e efekteve negative. Implementimi i gjithë përshkrimit të mësipërm, i cili mund të quhet
“Novacioni i vitit 2017” lidhet me një emër dhe ky emër është “Laboratori Intermedica”.
Ne, si simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit operojmë me moton “ Modern
diagnostics for optimal therapy decisions”.Duke qënë të parët që kemi ofruar dhe vazhdojmë të
ofrojmë diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergjisë
molekulare. Panelet e alergjisë molekulare janë si më poshtë:
DPA-Dx Defined Partial Allergen Diagnostics
DPA-Dx Pediatrics
DPA-Dx Peanut 1
DPA-Dx Pollen
DPA-Dx Insect Venoms 1
DPA-Dx Insect Venoms 2
DPADx Southern Europe 1
Përveç paneleve të alergjisë molekulare në laborator Intermedica testohen dhe panele të tjerë:
Mediterranean Inhalation (paneli inhalator)
Food IgE (paneli ushqimor)
Atopie Screen (kombinim inhalator dhe ushqimor)
Pediatric IgE (i përshtatur per femijët)
Laborator Intermedica i ofron secilit prej jush një diagnostikim të personalizuar duke i dhënë trajtimin e
drejtë pacientit të duhur, në kohën e duhur. Vizitoni një prej pikave tona dhe kryeni analizën për
diagnostikimin e alergjisë. Life needs care!
(F.M/Faxweb)