Kompania lider e prodhimit të bulmetit dhe lëngjeve frutave Zepa Natyral duke menduar për shëndetin e konsumatorit, ka nënshkruar një marrëveshje me laboratorin modern Intermedica, për të subvencionuar analizën e intolerancës ushqimore për klientët e saj më Tiranë nga data 20 tetor deri në datën 30 dhjetor. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i bordit drejtues të Zepa Natyral, zoti Nikolin Jaka ka shpjeguar mënyrën e subvencionimit, dhe rëndësinë e kësaj analize për konsumatorin, ndërsa fëmijët 0-3 vjeç do e përfitojnë falas këtë analizë.
Me këtë nismë Zepa Natyral kërkon të dëshmojë se është jo vetëm e vendosur të ngrejë standardin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, por të tregojë edhe përgjegjësinë sociale ndaj qytetarëve, për të futur kulturën e të ushqyerit shëndetshëm, si dhe për të treguar që shëndeti i konsumatorit është prioriteti më i madh për Zepa Natyral. Produktet e Zepa Natyral është kompani elitare që prodhon produktet më cilësore në Shqipëri për bulmetin, dhe kjo sepse i kushton rëndësi gjithë ciklit që nga lënda e parë e deri tek produktet që ndodhen në
rafte.
Intermedica si laboratori simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit, mbështet Zepa Natyral në këtë nismë kaq të rëndësishme, duke qënë i pari që ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë diagnostikimin e intolerancës nëpërmjet punimit të testeve specifikë në nivel molekular e cila synon të individualizojë kujdesin shëndetësor, nëpërmjet diagnostikimit dhe trajtimeve individuale.