Dhoma e Tregetisë dhe Industrisë në Bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës, zhvilluan të premten eventin e ndarjes së çmimeve për bizneset që kanë kontribuuar në Shqipëri, ku ndër me të rëndësishmet janë investimet për shëndetin. Në këtë kuadër është vlerësuar me çmimin për “Investimin e Vitit në Shqipëri” laboratori Intermedika.
Intermedika ka një binjakëzim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë e kesisoj ky çmim i rëndësishëm u tërhoq nga presidenti i Intermedica Vasil Llajo dhe Hans Jakob Limbach, administrator i Laboratorit gjerman Limbach. Dr. Limbach u shpreh se ishte i lumtur që kishte partneritet me Intermedika, e cila nuk ka dallim nga teknologjia Gjermane.
Nga ana e tij, Presidenti i Intermedika, Vasil Llajo, gjatë marrjes së çmimit për investimin e vitit në mjekësi, dha lajmin e mire se laboratori i tij do të ofrojë pa para analizen për virusin vdekjeprures, coronavirus, për të gjithë qytetaret e Shqipërisë.
Laboratori Intermedica është simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit. Intermedica është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qënë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri.
Discussion about this post