Kreu i sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri i ftuar në ‘Fax News’ ka folur për interpelancën e minatorëve me Ramën ditën e djeshme.
Xibri tha se biseda e djeshme ishte në vazhdën e bisedave që kanë zhvilluar më parë me kruyeministrin ku shtoi se takimi I djeshëm ishte më shumë mediatik sepse gjërat me të rëndësishme ishin thënë në takimin e parë.
“Dje nuk ndryshoi ndonjë gje, konkrete ishte ajo që u diskutua pak ditë më parë, dje kishte më shumë formë mediatike, por ishte një hap përpara, se prezantimi në publik është ndryshe.
Gjykoj që është në rrugë të mbarë se nuk pati kundërshtime, ne kemi kërkuar më pak se na takon”, tha Xibri.
Ai tha se duhet të ketë një qëndrim për projektligjin, duke shtuar se gjërat janë në rrugë të mbarë. Kreu i sindikatës njoftoi edhe ngritjen e grupit të punës, por jo vetëm kaq. Ai tha se është rënë dakord që të punohet në dy drejtimi, në pastrimin e kemës dhe për projektiligjin, ku veçoi pragun minmal të pensionit dhe uljen e moshës së pensionit për minatorët.
Fiqiri Xibri u shpreh gjithashtu se gjithçka do të mbyllet me sukses nëse ekziston vullneti I qeverisë, dhe jo stepje e saj që sapo dalin problemet e para për këtë çështje të mendohet për mos ti shkuar deri në fund.
Kujtojmë që ditë e djeshme kryeministri dhe 2 ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë zhvilluar një bashkëbisedim përmes platformës së bashkëqeverisjes për projektligjin në fjalë.
Në bashkëbisedimin me kryeministrin minatorët kanë kërkuar dhe lehtësira të tjera sa i takon sistemit të taksave dhe shërbimeve shëndetësore.
Nga ana tjetër Rama tha se qeveria është duke parë mundësinë e rritjes së kufirit të pagës minimale për minatorët si dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit për këtë kategori, ç’ka do të sanksionohet në projektligjin për statusin e minatorit që është ende në proces diskutimi me grupet e interesit.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)