04:22 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Interpelancë-parodia’ e ministres Gjonaj, salla shpërthen në të qeshura. Në sy lexohej tensioni

11:19 | 08/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Interpelancë-parodia’ e ministres Gjonaj, salla shpërthen në të qeshura. Në sy lexohej tensioni

Edhe pse do të duhej të ishte një interpelancë me arsyetim ligjor, fjala e ministres Etilda Gjonaj në Kuvend u kthye në një ‘parodi’ të vërtetë.

Asnjë arsyetim dhe llogaridhënie në lidhje me vendimin për të ekstraduar Seitin.

Gjonaj iu drejtua opozitës më fjalët se ata po kërkonin kauzë për sherrin e rradhës. Fjalitë që s’kishin lidhje mes tyre, fjalët që zgjateshin, shkaktuan jo pak të qeshura në rradhët e deputetëve.

E sigurisht mes replikave ministres nuk i mungonte tensioni. Sidomos pas fjalisë së deputetit Enkelejd Alibeaj se do e priste burgu, ministrja ka bërë disa lëvizje në karrigen e saj.

Ndërkohë që shefi i saj Edi Rama shihej herë-pas here që nënqeshte me kërcënimet e demokratit.E çuditshme është sesi në këtë interpelancë të rëndësishme ”ERTV-ja” kishte fikur valët e transmetimit.

Pjesë nga fjala e Gjonaj:

Jam thirrur këtu për një motiv të qartë politikë dhe joligjor. Ju jeni përballë meje se kërkoni një kauzë që nuk e keni, kërkoni një arsye të rradhës për sherr.

Unë jam përballë jush këtu sot sepse kam kauzën e kësaj qeverie që është reformimi i drejtësisë. Jam në konflikt me ju se ju jeni në konflikt me Reformën në Drejtësi. Kur unë kam nisur që të jap kountributin tim për Reformën isha thjesht një eksperte me qëllim të mirë.

Deshiroj tu siguroj se shtetasi as nuk është liruar dhe as nuk ka shkuar për pushime por u është dorëzuar organeve italiane të prokurorisë të cilet kanë vendosur arrest me burg dhe sot ai atje ndodhet në qeli.

Në çdo rast, prokuroria jonë ka garancitë dhe instrumentat ligjore të bashkëpunojë me autoritetet italiane për çështjet e përbashkëta ashtu edhe për procedimin e famshëm që po flitet këtu.

Në rast se doni të vërtetën, atëhërë më mirë se kush prokuroria dhe gjykata e Katanias që ka kryer për 4 vjet hetime e përgjigje dhe është në fazë të avancuar, e bën më mirë këtë çështje?

Antimafian italiane ju e përdorët ei refren për javë me radhë. Në rast se doni të vërettën sepseprokuroria e Katanias mund ta nxjerrë të vërtetën më mirë sesa prokuroria e “kapur” nga kjo mazhorancë.

Si ka mundësi që sulmoni pa pushim? Motivi politik ju ka yshtuar deri në shpifje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe mua personalisht, motivi politik që ju ka bërë qesharak.

Shkurt fjala: Ju kërkoni llogari sot pse një i arrestuar ju dërgua prokurorisë antimafias të Italisë?!

Orvajtjet tuaja të dëshpëruara tregojnë se po kapeni si i mbyturi pas fijes së barit dhe ca më shumë rriten tonet tuaja kundër ndërkombëtarëve, Prokurorisë, ministrisë, Edi Ramës dhe meje. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë, aq më shumë shtohen shkulmet tuaja.

Z. Alibeaj, është e thjeshtë: reforma në drejtësi ka filluar zbatimin, ajo reformë që ju keni bërë manikacione soj soj për ta ndalur. Pushteti gjyqësor po rrëshket në duart e atyre që duhet ta kishin që në fillim, gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Ju mund të vazhdoni të hidhni baltë mbi mua, por nuk keni për të më ndalur as mua dhe aq qeverinë!

Alibeaj: Meqë Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rrugë e mbarë të qoftë tek 313-a! Sepse e ke ditur, e ke firmosur! Ja tek e ke, e ke nënshkruar dy herë zonjë – tha deputeti duke iu drejtuar ministres dhe kryeministrit Edi Rama.

Faji është i këtij që të ka marrë dorën ty dhe ke nënshkruar. Meqë reforma ka filluar rrugëtimin, dy gjëra duhet të bësh: Kërko avokat se sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren Gjonaj për shpërdorim detyre. Tek 313-a!”

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramainterpelanceqeveria
Pas

Minatorët në Korçë në protestë: Jemi në kushte të vështira, duam statusin e minatorit

Para

Bushati-opozitës: Prisja t’i kërkonit falje sot Mogherinit, vota në OKB, qëndrim solid i shtetit shqiptar

Para
Bushati-opozitës: Prisja t’i kërkonit falje sot Mogherinit, vota në OKB, qëndrim solid i shtetit shqiptar

Bushati-opozitës: Prisja t’i kërkonit falje sot Mogherinit, vota në OKB, qëndrim solid i shtetit shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.