05:13 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Intervista e fundit e Andrey Karlov: Të rrisim marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe pse jam kundër Gylenit

17:41 | 20/12/2016
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e ambasadorit, akuzat e para të Moskës: Pas ngjarjes qëndrojnë shërbimet sekrete të NATO-s

Andrey Karlov, ambasadori rus në Turqi, i cili humbi dje jetën pas një atentati që iu bë në një ekspozitë të artit pamor në kryeqytetin turk, për herë të fundit iu drejtua opinionit përmes një interviste për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency, në të cilën shprehej se, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës janë gjithnjë e më intensive në të gjitha fushat.

Në intervistën e 30 nëntorit ai ka folur për trendin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, duke u shprehur se bashkëpunojnë nga afër për zgjidhjen paqësore të krizës në Siri, pavarësisht dallimeve që kanë rreth botëkuptimit të kësaj krize.

“Siç e dini, marrëdhëniet tona dypalëshe ekonomike para rrëzimit fatkeq të avionit shënonin zhvillim të shpejtë, por pikërisht këto marrëdhënie pësuan nga ai incident. Ne vlerësojmë se për tu kthyer në ato shifra të mëparshme do të na nevojiten dy vjet. Megjithatë, qëllimi ynë nuk është që të kthehemi vetëm te marrëdhëniet që kishim, por ti rrisim ato në nivele më të larta”, tha Karlov tre javë më parë.

Ai shtoi më tej se marrëdhëniet dypalëshe me Rusisë dhe Turqisë bazohen në projektet energjetike të “Rrjedhës Turke” dhe centralit bërthamor Akkuyu, për të shtuar se në rend të ditës është edhe themelimi i Fondit të përbashkët investues me të cilin dy shtetet do të konkurrojnë në vendet e treta.

Karlov gjithashtu tha se Rusia dhe Turqia bien dakord për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes në Siri, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e vendit, por, sipas tij ky qëllim mund të arrihet vetëm me mjete politike dhe përmes përpjekjeve të përbashkëta.

“Jemi të qëndrimit se në procesin e paqes në Siri nuk duhet të marrë pjesë vetëm Asadi dhe qeveria, por edhe grupet të cilat i trajtojmë si opozitë e shëndoshë dhe e matur siriane. Në atë proces nuk guxojnë të marrin pjesë vetëm elementet terroriste. Mendoj se në atë kontekst edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje, sidomos Turqia dhe Rusia”, tha Karlov në intervistën e realizuar më herët.

Në intervistën e fundit për mediat në Turqi, ambasadori rus i vrarë të hënën, tha se Rusia që në vitin 2006 filloi luftën kundër organizatës terroriste FETO, (struktura paralele në shtet) e cila është përgjegjëse për tentativën e grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik në Turqi.

Duke rikujtuar se vite më parë në Rusi janë ndaluar të gjitha shkollat dhe institucionet e lidhura me FETO-n në krye të së cilës është Fethullah Gylen, Karlov tha se Rusia ka dënuar fuqishëm përpjekjen e grushtit të shtetit në Turqi.

“Natën e 15 korrikut ne nuk kishim asnjë dilemë se kush duhej përkrahur sepse përgjigja është më se e qartë. Presidenti i shtetit tonë, Putin, bisedoi me homologun e tij të nderuar Erdogan dhe ishte ndër liderët e parë botëror i cili i ofroi atij përkrahje të plotë”, ka shtuar Karlov në intervistën e tij të fundit për median turke.

Diplomati rus u qëllua nga pas shpine nga punonjësi i policisë turke Mert Demirtas, ndërsa humbi jetën në spitalin e Ankarasë. 

Etiketa: ambasadorigylenkarlovrusiturqiVrasja
Pas

Arrestohet 25-vjeçari, anëtari i 20-të i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Para

Hapet tuneli që lidh Europën me Azinë, në ceremoni edhe presidenti Bujar Nishani (FOTO-VIDEO)

Para
Hapet tuneli që lidh Europën me Azinë, në ceremoni edhe presidenti Bujar Nishani (FOTO-VIDEO)

Hapet tuneli që lidh Europën me Azinë, në ceremoni edhe presidenti Bujar Nishani (FOTO-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.