11:30 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Intervista e fundit e Manjanit ministër dhe akuzat për ekspertët e drejtësisë: Ishin të Sorosit, e menderosën…

10:04 | 31/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Intervista e fundit e Manjanit ministër dhe akuzat për ekspertët e drejtësisë: Ishin të Sorosit, e menderosën…

Manjani nuk është më ministër pas urdhërit të tij për shkarkim nga kryeministri Rama. Manjani që u vendos në krye të Drejtësisë me idenë e çuarjes përpara të Reformës së shumëpritur u bë dhe vetë ‘’kurban’’ i saj.

Përherë Manjani që prej ditës së parë në krye të kësaj Ministrie ka shprehur qëndrimet e tij shpeshehrë edhe në opozitë me kryeministrin Rama. Mendime që lidheshin me kultivimion e kanabisit, paligjshmërinë apo dhe arrestimin e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Manjani në intervistën e tij të fundit të bërë në një media atë në Top Story gati dy javë më parë sulmoi ashpër edhe fondacionin e Sorosit në Shqipëri. Ai u shpreh se ekspertët e reformës në drejtësiishin të Sorosit.

Po ashtu, Manjani risolli edhe një herë në vëmendje problematikat që hasi procesi i reformës në drejtësi deri në miratimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Manjani tha se ku mori detyrën e ministrit, komisioni parlamentar i ngritur për reformën në drejtësi, nuk i jepte as draftet.  “Na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës”, shprehet ai.

Opozita duket sikur nuk është shumë entuziaste me ardhjen e Trump që thuhet se do të luftojë këtë “perandorinë sorosiane”, që thuhet se mbështet qeverinë Ramën e të tjerë… 

Ylli Manjani: Në fakt, këto janë teori konspiracioni, por po të shohësh, ekspertët ishin ose të Fondacionit Soros, ose të lidhur me Fondacionin Soros.

 Pra po thoni që Soros ka ndërhyrë në reformën në drejtësi?

Ylli Manjani: Jo, por dua të them që një pjesë e ekspertëve kanë qenë të fondacionit Soros dhe disa ekspertë janë paguar nga Soros. Këto lloj faktesh kanë ushqyer këtë teori konsipracioni.

 Ju e besoni? 

Ylli Manjani: Tentoj ta besoj.

Ylli Manjani: Gjithë procesi i reformës në drejtësi procesi ishte shumë i vështirë, jo korrekt në kuptimin politik dhe profesional. Kur kam filluar si ministër as draftet nuk na jepnin. Ishte një proces me shumë pakuptueshmëri, na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës.

Si ka mundësi që komisioni të mos japë draftet aleatit? 

Ylli Manjani: E kanë bërë këtë, e kanë bërë dhe e kanë menderosur, por është mbyllur aty. Ka patur dy qëndrime brenda nesh, ata që ta bënim reformën me disa deputetë të PD, ndërsa ne nuk pranuam, kërkuam që reforma të kalonte me opozitën si institucion dhe kjo është arsyeja pse u pozicionuam drejt një vendimmarrje konsensuale. Gabimi që kemi bërë me Kushtetutën e vitit 1998, ishte që e bëmë shumë të mirë, por pa konsensusin e opozitës dhe e masakruam atë ndër vite. Tani askush nuk ka gojë që të thotë jo unë s’jam dakord. (E.K/SHUPLAKA)

 


Ylli Manjani ne Top Channel kur flet per Sorosin by news-al

Etiketa: manjanisorostop story
Pas

Shkarkimi i Manjanit, si u prit dhe çfarë thanë deputetë e zyrtarë të palëve të kundërta (LISTA, DEKLARATAT)

Para

Shpërndante drogë në një gjimnaz në Shkodër, pranga 18-vjeçarit me 80 doza narkotikë, disa në formë cigareje

Para
Shpërndante drogë në një gjimnaz në Shkodër, pranga 18-vjeçarit me 80 doza narkotikë, disa në formë cigareje

Shpërndante drogë në një gjimnaz në Shkodër, pranga 18-vjeçarit me 80 doza narkotikë, disa në formë cigareje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.