19:22 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intervista e Manjanit për “Shuplaka-n”, Alfred Lela: Askush nga LSI nuk flet pa lejen e Metës, koalicioni me PS-në anti-historik (VIDEO)

22:06 | 23/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intervista e Manjanit për “Shuplaka-n”, Alfred Lela: Askush nga LSI nuk flet pa lejen e Metës, koalicioni me PS-në anti-historik (VIDEO)

Analisti i njohur Alfred Lela shprehet se koalicioni PS-LSI është kthyer në një koalicion antihistorik, kjo për shkak se sipas tij, 1/3 ka dalë kundër pjesës tjetër të mazhorancës. Ai i referohet deklaratave të fundit të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, si edhe Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama. Këto deklarata Lela i bëri i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla.

“Askush nga ekspontët tha të LSI-së nuk flasin pa lejen e Metës. Duhet thënë se Manjani ka folur ne një intervistë për një portal në vend për “Shuplakën”, tha Lela. Në intervistën për “Shuplaka-n”, Manjani deklaroi se ishte konsultuar me kreun e LSI-së Ilir Meta për çdo çështje, por ai as nuk e ka imponuar dhe as nuk e ka ndaluar.

Ndërkohë Lela shprehet se fakti që LSI e pranoi çështjen e kanabizimit pas tre vitesh e gjysmë, do të thotë që në koalicion duhet të ketë edhe një problem tjetër.

“Luan Rama, është i njëjti që doli dhe aprovoi raportin e DASH. Kemi LSI-në që aprovon, miraton ato që thuhen që ka drogë, kanabis, janë të vërteta. Dua të them, që koalicioni PD-LSI do të ishte antihistorik si lëvizje. Është joproduktiv, nuk i shkon as kohës as vendit, as trajtës politike, por në të vërtetë sot antihistorik është bërë koalicioni aktual.

Kujtojmë Ylli Manjanin dhe Luan Ramën, këto deklarata e kanë kthyer në ahistorik, alogjik, apolitik, kundër çdo kuptimi të mundshëm të ekzistencës politike. Ahistorik jo në kuptimin e kohës, i ka rënë premisa politike sepse 1/3 ka dalë kundër tjetrës. LSI del dhe thotë se Reforma në Arsim ka rënë, vendi është mbushur me kanabis, aprovon raportet e strukturave ndërkombëtare.

Këta që thonë që s’ka , e pranuan pas tre vitesh e gjysëm, mos ka edhe një problem tjetër, i bien mohit dhe nuk e pranojnë?!”, shprehet Lela.

Pjesë nga intervista e Manjanit për “Shuplaka-n”

Meqë po flisni për pakënaqësi, sa herë keni folur me Metën kur keni qenë ministër?

Aq herë sa duhej. Për cilën çështje?

Për sinjalet e pakënaqësisë së Ramës…

Për secilën çështje patjetër që unë kam folur me Metën.

Dhe cila ka qenë këshilla e Metës?

Shikoni, me Metën kam biseduar dhe kemi qenë në pozita shumë dialoguese, jo në pozita ”bëj këtë, të them këtë” dhe Meta nuk e ka pasur këtë sjellje me mua, duhet ta pranoj këtë gjë. Meta ka qenë shumë tolerant, shumë i hapur dhe në asnjë rast nuk më ka thënë mua se çfarë të them.

A ja u ka shprehur shqetësimet e Ramës?

Patjetër. Por asgjë nuk më ka thënë. Unë kam vazhduar atë që kam menduar. Për të vazhduar atë që unë e quaj ”stekë” të sjelljes zyrtare, politike dhe publike të një ministri. Dhe kjo është e vërteta e kësaj: ne nuk kishim asgjë, as për të humbur, as për të ndarë, as për të fshehur. (D.D/Shuplaka)

 

https://www.youtube.com/watch?v=QtNVq9gx4UA&feature=youtu.be

 

Etiketa: alfred lelaylli manjani
Pas

Andi Bushati: Kam frikë se opozita do futet në zgjedhje

Para

Bosi i prostitucionit drejtonte me i-Phone “biznesin” nga burgu italian, të përfshirë edhe motra me të dashurën (EMRI)

Para
Vajza ukrainase çon shqiptarin në burg: Më rrihte dhe më detyronte të prostituoja

Bosi i prostitucionit drejtonte me i-Phone “biznesin” nga burgu italian, të përfshirë edhe motra me të dashurën (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH

Trazira në Spanjë/ Dhunë kundër emigrantëve në Torre Pacheco, plagosen 5 persona

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.