04:43 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intervista e Ramës për revistën italiane: Ja përse Shqipëria mund të ndihmojë vendin tuaj

18:40 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministri italian konferencë me Ramën: Uluni sa më shpejt në dialog, gjeni rrugën për zgjidhjen e krizës

Edi Rama sapo ka mbaruar një takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Duket i lodhur, por mjaftueshëm i kënaqur: “E di se ku do të dalësh duke më pyetur se si m’u duk kryeministri juaj… Por, nuk folëm për politikën italiane. Megjithatë, Conte nuk m’u duk në vështirësi, ishte shumë mirë”, konfirmon Rama në mënyrë diplomatike, përcjell “ATA”

Dhe pastaj futet menjëherë në temë.

“Çështja e Shqipërisë në Këshillin Europian ishte një goditje e rëndë. Këshilli nuk i mbajti premtimet e bëra. Kurse Conte ishte fantastik në mbrojtjen e interesave strategjike të Europës në Ballkanin Perëndimor dhe në mbrojtjen e vetë Europës nga indiferenca që ndonjëherë e dallon”.

Zoti kryeministër, gjatë takimit të kaluar të tetorit të Këshillit të BE-së, për herë të tretë gjatë një viti e gjysmë në Bruksel nuk arritët të binit dakord se si do të vijonin përpjekjet për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE. Përse? Duket që problemi nuk është Brukseli.

Komisioni kishte mbështetur me forcë domosdoshmërinë e hapjes (së negociatave – shën. i përkth.) për vendin tonë, dhe i kishte dhënë një mandat pa kushte Këshillit të BE-së. Thelbi i çështjes qëndron në atë pjesë të Europës që është futur në pistën e rrezikshme të luftrave të brendshme dhe kundërshtive. Franca, por mbi të gjitha Holanda dhe Danimarka, na bllokuan. Unë e di se Parisi është një aksioner i shumicës në BE, por pozicioni i tij, megjithëse i ligjshëm, ishte në lidhje me një rithemelim të përgjithshëm të Unionit dhe një rishikim të procesit të zgjerimit, që nuk ishte objekt i samitit. Këtu flitet vetëm për transferimin e njohurive gjatë një procesi negociues. Edhe pse negociatat do të zgjasin më shumë nga liderët që sot janë ulur në atë Këshill. Zhgënjimi i tij është i dukshëm.

Nuk është se nuk e kisha menduar këtë pengesë. Pjesërisht, e prisja. Por, nuk është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur. Në çdo rast, siç e përsëris gjithmonë, duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim, pasi nuk ka alternativa të tjera përveç se një Shqipërie europiane. Mbetet detyra jonë përballë brezave që do të vijnë.

Për çfarë diskutuat me homologun tuaj Conte?

Folëm për të ardhmen, rritjen eksponenciale të turistëve italianë në Shqipëri, nevojat e 31 000 sipërmarrësve shqiptarë aktivë në vendin tuaj. Folëm gjithashtu se si të harmonizojmë sigurimet shoqërore për ata 100 mijë shqiptarë që kontribuojnë në buxhetin e Italisë.

Folëm gjithashtu për sigurinë, interesin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe marrjen e disa masave ndaj mbipopullimit në burgjet italiane që çojnë në transferimin e të arrestuarve drejt Shqipërisë, dhe gjithashtu mbi koordinimin për të përmirësuar sistemin tonë të burgjeve.

Kemi shumë memorandume dhe bashkëpunime të filluara me Romën, që thjesht presin të nënshkruhen dhe të zbatohen. Ne gjithmonë shohim drejt Italisë, sepse gjithmonë ndihemi pjesë e kësaj toke dhe vërejmë se përtej Adriatikut ka një lëvizje interesante që kërkon të shkojë shpejt drejt inovacionit. Kjo është shumë pozitive për ne.

Ndërsa protestat në rrugë janë pika e dobët?

Ne jemi një demokraci e re, por vuajmë edhe nga një kulturë e vjetër politike. Dobësia jonë konsiston në të kaluarën tonë të mbrapshtë, që vazhdon ende të frenojë zhvillimin në pothuaj çdo sektor. Për këtë arsye, modernizimi i shtetit për mua është një përparësi absolute.

Pas

Shokuese/ Monstra përdhunon motër e vëlla, detyron nënën e tyre të shoh aktin e tmerrshëm

Para

VIDEO/ Pëplasjet me policinë, reagojnë studentët: Dhuna policore nuk është asgjë përpara asaj…

Para
VIDEO/ Pëplasjet me policinë, reagojnë studentët: Dhuna policore nuk është asgjë përpara asaj…

VIDEO/ Pëplasjet me policinë, reagojnë studentët: Dhuna policore nuk është asgjë përpara asaj…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.