Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar dje në ‘Fax News’ u shpreh ktitik për bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në lidhje me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë në Korçë, të miratuar nga qeveria, Idrizi tha se nuk ishte dakord në formën që është bërë. Ai tha se grekët ecin sipas parimit
“ku kemi varrezat, kemi atdheun”, dhe kështu pas 20-30 vitesh grekët mund të pretendojnë territore shqiptare.
Kjo deklaratë e Idrizit në ‘Fax News’ ka bërë jehonë edhe në mediat greke ku “Echedoros” duke cituar Idrizin shkruan: “Grekët do të pretendojnë tokën shqiptare me varret e ushtarëve grekë”.
gjatë një interviste në Fax Tv deklaroi se familjarët grekë nuk i marrin trupat e ushtarëve në vendin e tyre pasi pas disa vitesh, duke u bazuar në parimin “ku kemi varrezat, kemi atdheun”, do pretendojnë territoret shqiptare.
“Kryetari i partisë PDIU tha për FaxTV se ndërtimi i varreve për ushtarët grekë në Shqipëri shkel të gjitha konventat ndërkombëtare.
Sipas Idrizit familjarët grekë duke mos marrë trupat e ushtarëve të vdekur nga Shqipëria, pas disa vjetësh, duke u bazuar në parimin “ku kemi një varrezë, kemi një atdhe”, do të pretendojnë territorin shqiptar. Ai bëri thirrje për parimin e reciprocitetit mes dy vendeve”, shkruan media greke.
Shkrimi vazhdon më poshtë ku media greke thotë se Greqia po të kishte pretendime irredentiste ka traktate për të aplikuar por edhe fuqinë ushtarake për ta bërë këtë dhe nuk do të kishte nevojën e “ushtarëve të vdekur” për të marrë territoret shqiptare.
Ndërkohë që përveç kësaj media greke sulmon Shpëtim Idrizin duke thënë se ushtarët grekë ranë në betejë duke luftuar fazhzmin të cilin e mbron Idrizi.
Në fakt ky pretendim i mediave greke apo autoriteteve greke nuk është I panjohur pasi kur vjen puna për çështjen Çame, masakrat ndaj popullsisë së pafajshme ata e argumentojnë se gjoja shqiptarët e Çamërisë u bënë aleat të nazistëve. Diçka që historigrafia shqiptare e hedh poshtë pasi masakrat ndaj popullsisë came ishin një spastrim etnik.
BURIMI: http://m.tribune.gr/politics/news/article/429125/alvanotsamis-intrizi-ta-stratiotika-nekrotafia-ellines-tha-diekdikisoun-alvanika-edafi.html
Por çfarë tha Shpëtim Idrizi dje në ‘Fax News’ që shkaktoi këtë reagim
“Greqia niset nga parimi ku kam varret aty kam atdheun. Ato janë ushtritë pushtuese dhe ne u ngremë një varrezë masive! Mbas 20 apo 30 vjetësh fëmijëve tanë do u thuhet nga pala greke se ajo është tokë grekë, sepse unë aty kam varrezat e mia.Pala shqiptare nuk pati reciproritet. Ne nuk jemi dakord me menyrën dhe formën që është bërë.”
Ndërkohë ai theksoi se PDIU pret nga Bushati që të respektojë detyrimet kushtetuese që ta trajtojë çdo marrëdhënie me dinjitet dhe reciproritet, dhe se duhet të prevalojnë interesat e Shqipërisë.
”Ne jemi i vetmi shtet që nuk kemi një strategji kombëtare për diplomacinë, e gjithë klasa politike duhet të kishin sot një strategji dhe një material për të mbrojtur interesat kombëtare. Ne jemi të vetmit që ndryshojmë diplomacinë sipas politikës. Nuk kemi dokument strategjik, por thjeshtë një rezolutë, por nga ana tjetër nuk mund të jetë në dëshirën e Bushatit ta ngre ose jo çështjen Çame. Problemet me Shqipërinë, janë problem që i ka krijuar Greqia”, tha Idrizi.
Për sa i përket ligjit të Luftës Idrizi u shpreh se Greqia do të ishte e turpëruar, po na jep hiçin në shkëmbim të shumë gjërave.
“Ligji i Luftës është shoqëruar me disa ligje të tjera. Kjo heqje e ligjit duhet të shoqërohet me të gjithë pasojat e saj.Kjo eleminon vetëm një pjesë të problemeve Çame. Mund të hiqet ligji por duhet të hiqen dhe pasojat.” u shpreh ai. (B.H/Faxweb)