16:08 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intervista/ Kryeministri Rama flet për negociatat nga Londra: Kemi marrë një datë, jemi në një proces analitik

19:37 | 10/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intervista/ Kryeministri Rama flet për negociatat nga Londra: Kemi marrë një datë, jemi në një proces analitik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Albanian Free Press” dhe portalin e Ballkanit, “Independent Balkan News Agency”, flet për zhvillimet e fundit politike në rajon.

Në intervistën që z.Rama i dha pasditen e sotme në Londër, botuesit të “Albanian Free Press” dhe themeluesit të IBNA, Spyros Sideris, flet mbi procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, duke u ndalur në datën e çeljes së negociatave, por edhe për takimin e pritshëm me Tsipras si dhe marrëveshjen që palët do të nënshkruajnë.

Në këtë intervistë për gazetarin Sideris, z.Rama flet edhe për marrëveshjen mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për emrin e ri të fqinjit, Maqedonia Veriore.

Gjithashtu në intervistën për z.Sideris, kryeministri Rama foli edhe për Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë.

Intervistoi: Spyros Sideris

SIDERIS: Z. kryeministër, cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?

KM RAMA: Është një proces që vazhdon.

Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave.

Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik.

SIDERIS: Pas marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë, tani po presim edhe arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kur parashikohet takimi juaj me kryeministrin Aleksis Tsipras?

KM RAMA: Besoj se ky takim do të jetë së shpejti.

SIDERIS: Çfarë prisni në lidhje me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë?

KM RAMA: Zgjidhjet e deritanishme midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe zgjidhja mes nesh dhe Greqisë janë një tregues mjaft i qartë se aty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë për zgjidhje.

Pavarësisht se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë, unë jam besimplotë se ajo do të vijë./AFP

 

Etiketa: edi rama
Pas

Miratohet vendimi/ Shpallet emergjenca mjedisore në Durrës

Para

Ndeshja Belgjikë-Francë, Fuga zbulon fituesin: Motra e vogël nuk guxon të ngrejë dorë ndaj motrës së madhe

Para
Ndeshja Belgjikë-Francë, Fuga zbulon fituesin: Motra e vogël nuk guxon të ngrejë dorë ndaj motrës së madhe

Ndeshja Belgjikë-Francë, Fuga zbulon fituesin: Motra e vogël nuk guxon të ngrejë dorë ndaj motrës së madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping: Shumë i ashpër, e vështirë me të

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se pësoi reaksion, Policia i kalon hetimet Prokurorisë

Turqi/ Nën hetim për korrupsion, pezullohen nga detyra pesë kryetarë bashkie të opozitës

Aksident i frikshëm në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 majit treguan se institucionet funksionuan

Të shtëna me armë në Bruksel, humb jetën një 49-vjeçar

“Na duhen 60 mijë ushtarë”, Pistorius: Rusinë ta etiketojmë si kundërshtarin tonë

Lushnjë/ Akuzohet se përdhunoi një vajzë disa muaj më parë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, Starmer pritet të takojë shefin e NATO-s, Rutte

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.