12:30 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Intervista me Marjan Rrokun, Gjebrea u përgjigjet kritikave: Kush vret, të vritet!

23:29 | 17/01/2017
në Kryesore, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intervista me Marjan Rrokun, Gjebrea u përgjigjet kritikave: Kush vret, të vritet!

Prezantuesi i “E djela shqiptare” Ardit Gjebrea, flet për intervistën e tij me të dënuarin për vrasje Marjan Rroku, intervistë e cila bëri shumë bujë gjatë vitit të kaluar.

Marjan Rroku, është një i dënuar për vrasjen e një vajze të re dhe nënës së saj.

Mediat e akuzuan Gjebrenë se u bë “avokat” i një vrasësi gjatë qëndrimit rreth 24 orë rresht me të në burg.

I ftuar në një bisedë me studentët e UET, Arditi u shpreh se emisioni i tij nuk ka ndikuar aspak tek vendimi i gjykatës.

“Unë e regjistrova emisionin në Maj, prita te dilte vendimi i gjykatës ndaj tij dhe vendimi është dhënë në Dhjetor dhe unë e kam trasmetuar emisionin në Shkurt. Pra emisioni im nuk pati asnjë ndikim tek verdikti i drejtësisë”, u shpreh Arditi.

Gjebrea i mohoi akuzat e bëra një vit rresht ndaj tij se intervista u bë për të fituar audiencë, pasi sipas tij ishte pjesë e një programi më të gjërë “24 orë” ku ai më parë kishte ndjenjur me një lypës, edukatore, etj.

“Më kryqëzuan sepse thashë pikërisht këtë frazë: ‘Tani që jam këtu mendoj se ti duhet të dalësh.’Një gazetar i kujdesshëm shikon se çfarë thua. I thashë: ‘Marjan, kur unë jam jashtë këtij burgu them mirë t’ju bëhet dhe aty të kalben. Kur jam këtu brenda them se Marjani është penduar dhe duhet të dalë. Por kur të dal prap prej këtej nuk e di se çfarë do të mendoj’.

Askush nuk më pyeti se çfarë mendove. Nuk ka më vlerë kjo gjë pasi unë kam patur dhe raste përdhunimesh kur kam dal tek vetja pasi tek e diela shqiptare jemi live.

Nuk kam bërë asgjë për audiencë, unë e kam audiencën time, nuk më duhej Marjan Rroku.

Përsa kohë që ata ekzistojnë dhe janë atje,  unë doja që të sillja një realitet që nuk e ka parë askush. Asnjë nga këta gazetarët që folën për këtë gjë, nuk kanë shkuar dhe të kalojnë 24 orë dhe ta sjellin këtë gjë”- u shpreh Gjebrea.

 Për më tepër, Ardit Gjebrea i kundërpërgjigjet gazetarëve duke thënë se nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre, pasi nuk kanë investiguar lidhur me emisionin e tij.

 “u fol për investigim ndërkohë që të gjithë ata gazetarë që folën për këtë gjë nuk investiguan cili ishte programi im. Unë kisha bërë dhe dy puntata të kaluara me konsullin e nderit dhe me një edukatore. Po bëja thjesht në kuadrin e programit ‘24 orë me, një të burgosur’.”, shton Gjebrea.

Madje, prezantuesi i njohur shprehet se është pro dënimit me vdekje, prandaj në asnjë moment nuk ka dashur që të “amnistonte” krimin e Rrokut.

“Tek Marjan Rroku unë nuk shkova për të sjellë historinë e tij, se përse është burgosur. Unë shkova aty për të parë si i kalon 24 orë një i burgosur. Sigurisht që i burgosuri është ajo pjesë e cila mendon se sa familje ka mbrapa. Unë jam ai i cili kur kam bërtitur dhe bërtas akoma që të rikthehet dënimi me vdekje.

Kush vret duhet të vritet. Askush nuk e tha këtë gjë. Askush nuk më pyeti, pëëse ti që jë pro dënimit me vdekje, nuk the asnjë fjalë për këtë gjë.

Thjesht sepse nuk shkova për këtë gjë. Askush nuk kërkoi, askush nuk investigoi por të zellshmit donin të më kryqëzonin.

Ata që e kuptuan, e kuptuan. U përfitoi shumë audiencë nga kjo gjë. Më pas Marjan Rrokun e morën të tjerë në intervistë, por asnjë nuk foli”, tha Gjebrea.(D.D/Shuplaka)

Etiketa: ardit gjebreaMarjan Rroku
Pas

Babai i portierit të Atalantas: Berisha i dha goditjen finale djalit tim

Para

Kupa e Italisë, Interit i duhen 120 minuta për të kaluar Bolognan (VIDEO)

Para
Kupa e Italisë, Interit i duhen 120 minuta për të kaluar Bolognan (VIDEO)

Kupa e Italisë, Interit i duhen 120 minuta për të kaluar Bolognan (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Një javë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.