15:26 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

INTERVISTA/ Rrëfimi i Sabina Danës si “nënë” dhe rikthimi në muzikë: Si ma ndryshoi jetën Dahlin

00:20 | 01/01/2017
në ShowBiz
0
INTERVISTA/ Rrëfimi i Sabina Danës si “nënë” dhe rikthimi në muzikë: Si ma ndryshoi jetën Dahlin

sabina-me-vajzen-dhe-bashkeshortinSabina Dana rikthehet pas dy vitesh pauzë  në muzikë me këngën “Mos bo zo” e cila është pritur mjaft mirë nga fansat.

Bukuroshës i’u desh një periudhë e mirë pushimi pasi solli në jetë vajzën e saj të vogël Dahlin.

Ardhja në jetë e saj është një ndër etapat më të rëndësishme për këngëtaren nga Tirana e cila rrëfen gjithçka pas pauzës në muzikë për portalin tonë “Shuplaka”.

Ndër të tjera ajo tregon arsyen se përse nuk preferon të marrë pjesë në fesitvale si “Kënga Magjike”…

Sabina, sapo jeni rikthyer pas një pauze jo pak të shkurtër në muzikë. Si ndiheni?

Rikthimi im me këngën “Mos bo zo” pas një pauze gati dy vjeçare është pritur mjaft mirë nga publiku. Të jem e sinqertë jam mahnitur nga fansat të cilët më kanë mbështetur maksimalisht dhe kanë treguar se mezi e kanë pritur rikthimin tim. Ndihem shumë e lumtur kur shoh që publiku e pëlqen dhe dëgjon këngën time.

Pas publikimit të këngës më të re, keni pasur ftesa për të kënduar në koncerte?

Siç ju thashë kënga është pritur mjaft mirë dhe normalisht edhe kërkesat për koncertë janë rritur si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Tashmë ju jeni “nënë”,  keni sjellë në jetë një vajzë. Si ndihet Sabina me jetën e re?

Të përjetosh ndjesinë e të qënurit “Nënë” është një mrekulli më vete. Ardhja në jetë e Dahlin është një ndër momentet më të bukura në jetën tonë, pasi na e ka mbushur jetën plot dashuri e lumturi. Ndihem e bekuar që Zoti më fali një engjëll të tillë.

Sa e dhënë jeni pas vajzës dhe sa kohë i kushtoni?

Sigurisht që jam shumë e dhënë, thuajse gjithë kohën ja kushtoj asaj, pasi ajo e bën ditën time, vetëm në rastet kur jam e angazhuar në koncerte. Lodhja nuk është asgjë përpara dashurisë dhe kënaqësisë që më fal vajza.

Kur ju jeni me angazhime (koncerte), kush kujdeset për të?

Bashkeshorti im. Ai më ndihmon shumë në lidhje me vajzën. Është mbështetja ime më e madhe në çdo aspekt. Por, padyshim edhe prindërit e mi kujdesen për të kur jam e angazhuar në koncerte.

E keni marë ndonjëherë me vete në koncerte ?

Jo. Sepse tani është shumë e vogël, mbase kur të rritet besoj që do ta mar kur të më jepet mundësia.

Do dëshironit që vajza juaj të bëhej këngetare?

Pse jo?! Në të vërtet do të kisha dëshirë që të bëhej këngëtare por nuk do t’ia imponoja. Pasi siç e dimë fëmijët kur rriten zgjedhin vetë se çfarë profesioni u përshtatet dhe pëlqen më shumë. Por nëse Dahlin do të dojë t’i futet fushës së muzikës, do ta mbështesja unë dhe bashkëshorti im.

Dimë që nuk keni marrë pjesë ndonjëherë te “Kënga Magjike”, përse?

Kënga Magjikë? Se di nëse do të marr pjesë ndonjëherë, pasi siç dihet fituesi “njihet” 3 muaj para. Nuk jam kundra pjesëmarrjes në evente të tilla. Por nuk kam preferuar të anagazhohem dhe nuk e di nëse do të mar pjesë …

Përgatiti: Eva Marku

Etiketa: dahlinintervistakenga magjikekengetaremos bo zonenesabina dana
Pas

Ku po darkon kryetari i Bashkisë së Tiranës (FOTOT)

Para

I veshur si babagjysh hyn në klubin e natës, vret 39 persona në Turqi

Para
I veshur si babagjysh hyn në klubin e natës, vret 39 persona në Turqi

I veshur si babagjysh hyn në klubin e natës, vret 39 persona në Turqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

Dyshohet se bashkëpunuan me shërbimin sekret serb, 5 të arrestuar brenda pak muajsh në Kosovë! Njëri prej tyre pranon akuzat

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.