Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “ngA Kalaja” në Fax News, gazetari Aulon Kalaja zhvilloi një intervistë ekskluzive me ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë bisedës, z. Meta ndau përvojat e tij personale dhe reflektoi mbi gjendjen e tij fizike dhe psikologjike gjatë qëndrimit në qelinë ku ndodhet aktualisht. Me tone të qeta dhe të siguruara, ai përshkroi rutinën e tij ditore, që përfshin një regjim rigoroz dhe përkushtimin ndaj leximit, duke e quajtur librin “shokun më të mirë” në këtë periudhë. Intervista ofroi një perspektivë unike mbi situatën aktuale të z. Meta dhe mendimet e tij rreth zhvillimeve që po ndodhin.
Intervista e plotë:
1. Z. Meta pershendetje nga Fax News, uroj kjo interviste t’ju gjej dhe faleminderit per mundesine e dhene. Donim ta nisnim se pari me diten tuaj, si ndiheni si nga ana shendetesore dhe psikologjike, dhe si jane kushtet ne qeline ku ndodheni?
Edhe unë uroj të jeni sa më mirë Aulon dhe faleminderit për urimet tuaja.
Unë ndihem shumë mirë edhe nga ana psikologjike edhe shëndetësore.Mund t’ju them se parametrat i kam më mirë se përpara të hyja këtu në një qeli 15m2.Për shembull tensioni është çdo ditë 11 me 7 dhe ndonjëherë 8 me 12, ndërsa oksigjeni 99 edhe pse këtu nuk ka asnjë pemë dhe fare gjelbërim.
Kjo i dedikohet regjimit rigoroz që unë mbaj dhe stërvitjes së vazhdueshme fizike.
Ndërkohë që shoku më i mire këtu është libri.
2 – Arrestimi juaj u krye ne nje menyre aspak profesionale, kjo e konfirmuar nga shume zera dhe analiste, ju si e komentoni kete gje? A mund ta konsideroni si moment personal tw kryeministrit karshi jush? Kujtojme qe me aleancen me ju PS mori pushtetin ne 2013
Jeni shumë i moderuar pasi arrestimi nuk ishte joprofesional, por kriminal, i dhunshëm dhe i paligjshëm.U krye në kundërshtim me përcaktimet e vetë urdhrit të SPAK-ut dhe po kështu urdhri i SPAK-ut ishte i paligjshëm pasi bazohej në një ligj që ishte shfuqizuar 4 vite më parë.
Banditët që hynë dhunshëm në makinën time me maska dhe armatim të rëndë nuk u identifikuan dhe nuk paraqitën asnjë akt apo shkresë zyrtare për ndalimin tim.
Fytyrat e tyre nuk i harroj kurrë, ato ishin të Edi Ramës, Dumanit dhe McGonigalit.
3- Keni patur ndonje komunikim me Spak disa dite para arrestimit?Keni refuzuar ndonjeher ndonje thirrje zyrtare dhe a keni tentuar largimin nga vendi si ish-zv.kryeministri Ahmetaj? Nese jo, si e shpjegoni arrestimin brutal te kryer
Unë i jam përgjigjur çdo ftese të SPAK-ut dhe ata kishin hapur hetimet ndaj meje para 5 vitesh.
Ata e dinin shumë mire se unë nuk kasha asnjë arsye që të ikja, ashtu sikurse ky arrestim kriminal u krye jo vetëm për të friksuar të gjithë kundërshtarët dhe qytetarët, por edhe për të fshehur mungesën totale të provave apo fakteve penale ndaj meje. Po kështu, kjo u krye në prag të fillimit të fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe vetëm pak ditë para zgjedhjeve Presidenciale në SHBA.
Qëllimi i SPAK-ut është t’i shërbejë maksimalisht Edi Ramës duke izoluar liderët e opozitës, në mënyrë që Rama t’u japë një mandat tjetër 9-vjeçar spakistëve pas zgjedhjeve.
4- Z. Berisha ju refuzua ankimimi i kryer ne Gjykate kushtetuese, dhe vijon arrestin ne shtepi, keni nje koment? Mendoni qe dhe per ju mese paku mund te merrej nje mase e tille duke pare rolet e juaja ne pozitat e Republikes pergjate vitete post-komunizem
Vendimi ndaj Z. Berisha është një turp i madh i Gjykatës Kushtetuese, e cila është totalisht e kapur në shumicën dërrmuese.
- Berisha lejohet të dalë jashtë, por jo të dale nga shtëpia dhe të shkojë në Kuvend.
As në rastin e Z. Berisha e as në rastin tim nuk duhej të kishte asnjë lloj kufizimi për arsye se askush nuk iu ishte shmangur ftesave të SPAK-ut.
Çështjet që hetoheshin ishin shumë të vjetra dhe nuk ekzistonte rreziku as për arratisje dhe as për prishje provash (sepse askush nga ne nuk kishte pozitë që mund të ndikonte te provat).
Pra është e qartë se SPAK ka vepruar si kobure e Edi Ramës kundër opozitës me qëllim izolimin e drejtuesve të saj në shërbim të Edi Ramës.
Në rastin e Z. Berisha, SPAK ka grabitur pushtetin që Kushtetuta ia jep Kuvendit për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të tilla ndaj deputetëve.
Në asnjë vend demokratik europian nuk merren masa të tilla, përveç Bjellorusisë, etj.
5- Keni kontakte me njerez te Partise se Lirise, dhe a po mundoheni ta mbani partine te bashkuar ne prag zgjedhjesh, ne menyre qe te mos shperbehet? Pasi keni thene shpesh se ka pasur tentativa te vazhdueshme per te penguar organizimin dhe aktivitetet e PL, pasi shume zera e konsiderojne tashme Partine e Lirise te shuar
Partia e Lirisë është në aktivitet të përditshëm dhe të pandalshëm.Në këto 20 vite është shpallur disa here si e shuar, por çuditërisht ajo ka ditur të zhgënjejë ata që kanë dëshiruar fikjen e saj.
Për më tepër që Partia e Lirisë ka kauza shumë të mëdha dhe një program të qartë kundër shpopullimit dhe shndërrimit të Shqipërisë në fuqi eksportuese, atë të 5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.
Është e qartë se arrestimi im me burg dhe izolimi ekstrem synonte edhe paralizimin dhe rrëmbimin e Partisë së Lirisë nga Narkoregjimi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Çdo ditë Partia e Lirisë është në terren.Sot (23 nëntor 2024) ishte kënaqësi që përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi të përshëndesja dhjetëra drejtues të Partisë së Lirisë në Shkodër e kështu çdo ditë.
Partia e Lirisë do dalë më e fortë nga kjo sprovë dhe një gjeneratë e re drejtuesish po kalitet nga vështirësitë e shtuara.
Normal që ka edhe njerëz të dobët që dorëzohen, por unë e ndjej çdo ditë se vlera të reja të shtuara po na bashkohen pa ndërprerje.
Të mos harrojmë edhe censurën e jashtëzakonshme të regjimit ndaj aktiviteteve të Partisë së Lirisë e ndaj drejtuesve të saj.
Televizionet tashmë të shtetëzuara i kanë banaqet plot me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë e bëjnë opozitën e opozitës për llogari të Ramës.
6- Sa i pergatitur ishit per nje arrestim te mundshem dhe sa besim keni tek drejtesia pergjate gjykimit tuaj?
Sigurisht që nuk kam qenë i papërgatitur përderisa kam qenë edhe i paralajmëruar për t’u larguar nga vendi.
Kjo ishte edhe një nga arsyet e thirrjes së parakohshme të Konventës historike më 27 Prill ku u bënë edhe ndryshimet historike kundër nepotizmit dhe u miratuan 5 Prioritetet.
Edhe pse në izolim ekstrem jam çdo ditë në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi dhe drejtues të tjerë për të vijuar me agjendën tonë.
Zero besim te Drejtësia e Sorosifikuar, por kjo çështje do fitohet këtu në opinionin publik dhe në Gjykatat Europiane.
7-Para disa diteve, u be sekuestrimi i disa pronave te ish-bashkeshortes tuaj, a keni nje koment per kete akt te radhes te Spak?
Asnjë koment.
8- Keni patur kontakt me znj.Kryemadhi pas arrestimit? Pasi ka deklaruar se ne burg duhej te isha une dhe jo Meta
Jo, nuk kam kontakte.
9- Pervec z. Rama dhe z. Dumani, ke mendoni qe po ndikon ne arrestimin tuaj dhe mbajtjen ne burg?
Edhe Charles McGonigal, por fatin do ta kenë të përbashkët.
10- Fitorja e Trump ka ngjallur nje atmosfere mjaft pozitive ne kampin e partise demokratike, a keni dhe ju besim tek nje ndryshim pas futjes se tij ne zyre?
Ishte një fitore e domosdoshme për t’i dhënë fund agjendave që në themel kishin zhbërjen e familjes, kombit dhe drejtësisë.
Por ka më shumë rëndësi organizimi i opozitës dhe fuqizimi i saj.
Rezolutat e fundit të CDI dhe PPE tregojnë se më në fund Rama nuk mund të korruptojë tërë ndërkombëtarët dhe një pjesë e tyre e kanë kuptuar se me paratë e tyre Rama kapi drejtësinë për ta kthyer Shqipërinë një Narkoshtet në zemër të Europës dhe NATO-s.
11- Si ish minister i jashtem dhe njohes mjaft i mire i situatave gjeopolitike, keni nje koment per marrdheniet aktuale mjaft te ndera mes kryeministrave te Kosoves e Shqiperise, dhe nje koment per zgjedhjet e shkurtit ne Kosove? A mendoni qe z. Rama do tentoje te shtrije ndikimin e tij dhe te ndikoje ne zgjedhjet atje?
Rama si aventurier dhe megaloman i sëmurë dëshiron të ndërhyjë edhe në ishujt e largët të Oqeanit Indian e jo më në Kosovë, të cilën e ka dëmtuar më shumë se vetë Serbia gjatë 11 viteve.
Uroj që zgjedhjet në Kosovë të jenë një shembull për tërë rajonin.
12- Ne rast lirimi tuajin dhe shpalljen i pafajshem, keni menduar per hapat qe do ndermerrni politikisht?
Unë vazhdoj drejtimin e Partisë së Lirisë çdo ditë dhe këtë do ta intensifikoj dhe përmirësoj më shumë.
Kemi një program të shkëlqyer, 5 Prioritetet për 4 milion shqiptarë plus.
Kemi bërë amendamentet tona për projektbuxhetin në përputhje me prioritetet tona.
Ekipi ynë po zgjerohet me prurje të reja dhe profesionistë të rinj, të cilët do jenë bashkëpunëtorët e mi për dekadat e ardhshme./faxnews