12:33 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Intimidimi i gazetarëve nga Veliaj, PD rezolutë në Kuvend: Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent

18:06 | 23/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Intimidimi i gazetarëve nga Veliaj, PD rezolutë në Kuvend: Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent

Partia Demokratike do do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë një Projekt Rezolute për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

Njoftimin e ka dhënë Albana Vokshi përmes një postimi në ‘Facebook’. Duke iu referuar debatit të mbrëmshëm në ‘Opinion’ mes kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe gazetarëve, deputetja e PD-së shkruan se përdorimi i gjuhës së dhunshme, shantazheve, përçmimi dhe sulmet politike ndaj gazetarëve inkurajojnë dhunë edhe fizike ndaj tyre dhe akte që ndikojnë në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

PD e cilëson Veliajn si një kopje të shëmtuar të kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë:

PD REZOLUTË NË PARLAMENT PËR TË NDALUR KËRCËNIMET DHE FYERJET E ZYRYARËVE TË LARTË SHTETËRORË NDAJ GAZETARËVE!!!

Shantazhimi dhe intimidimi i Kryeredaktores së Monitor; Ornela Liperi dhe Kryeredaktorit të Panorama, Robert Rakipllari, gjatë një përballje televizive me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dëshmon që liria e mediave në Shqipëri është e rrezikuar.

Përdorimi i gjuhës së dhunshme, shantazheve, përçmimi dhe sulmet politike ndaj gazetarëve inkurajojnë dhunë edhe fizike ndaj tyre dhe akte që ndikojnë në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Komiteti i Stabilizim Asociimit në Deklaratën e Përbashket mes Parlamentit Europian dhe atij Shqiptar ngriti shqetësimin për ndikimin e madh të interesave ekonomike dhe politike që rrisin autocensurën dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve.

Personazhi i “njëmijë e një historive” korruptive me pasoja kriminale, siç ishte shfrytëzimi për vdekje i grave dhe fëmijëve në Landfillin e tij në Sharrë dhe rekordmeni i mashtrimeve u vetëdeklarua si “gjobitës” i koorporatave mediatike.

Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit.

Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?!

Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e ŔAMES në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje.

Në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend për sjelljet e papranueshme dhe të paprecedenta ndaj gazetarëve të zyrtarëve të lartë shtetërore në Shqipëri.

Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratie do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë edhe të një Projekt Rezolute për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

(B.H/Faxweb)

Pas

Ka ditëlindjen por për të nuk është ditë feste, çfarë i ka ndodhur ish-banores së Big Brother (FOTO)

Para

Si po u vjedh njeriu i Taulant Ballës ujin banorëve të Përrenjasit? Qytetari i shkruan Berishës

Para
Si po u vjedh njeriu i Taulant Ballës ujin banorëve të Përrenjasit? Qytetari i shkruan Berishës

Si po u vjedh njeriu i Taulant Ballës ujin banorëve të Përrenjasit? Qytetari i shkruan Berishës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.