Një fshat i tërë në Librazhd rrezikon të zhduket, kjo për shkak të kërkimeve pa kriter për hekur, nikel dhe flori.
Ky lajm u bë i ditur nga emisioni investigative “Fiks Fare”, i cili paraqiti ankesat e banorëve të fshatit Vulçan.
Dhjetëra banorë ankohen se një firmë që kërkon në sipërfaqe hekur, nikel dhe flori, ka dëmtuar pronat, të mbjellat dhe gjithçka tjetër që ata kanë duke ndotur mjedisin.
Para pak muajsh, ku gazetarët vizituan fshatin, ata u ndeshën me dhjetëra automjete të tonazhit të rëndë.
“Kemi dëgjuar se zona ka flori, po nuk e dimë se ku shkon”, thotë një nga banorët.
Ndërsa kryeplaku i fshatit, zbulon se para pak vitesh në zonë është ulur një helikopter, prej të cilit ka zbritur Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Çka na shtyn të mendojmë se ajo mund të këtë gisht në këtë mes.
Fiksi shkoi edhe në vendin e gërmimeve, i cili nuk ngjason me një minierë, pasi kërkimet po realizoheshin në rreth 20 hektarë Disa ekskavatorë gërmonin deri në një thellësi prej 50-60 metrash.
Një prej punëtorëve i tha Fiksit se punojnë edhe me dinamit, i cili vendoset nga inxhinierët. “Firma ka punësuar banorë të zonës, ata që kanë shtëpitë afër kësaj miniere. Ne do e bëjmë zonën siç ka qenë. Dherat do të formojnë malin sërish” thotë një prej banorëve. Fiksi e pyet se çfarë kërkojnë në këtë zonë, ndërsa ai përgjigjet se hekur nikel. Pyetjes nëse ka flori në zonë, punëtori përgjigjet me sinqeritet se “Atë e marrin ata lart!”.
Bashkia e Librazhdit u premtoi gazetarëve se bashkia do t’I inspektojë punimet, megjithatë banorët ankohen sërish tek Fiksi.
Firma që po kryen punimet në këtë zonë është “Platinium ALB”, e cila ka dy leje mjedisore, në vitin 2009 dhe 2016.
Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, më datë 6 shtator 2016 gjobiti firmën në fjalë me 500.000 mijë lekë dhe pezulloi plotësisht aktivitetin deri në plotësimin e kushteve.
Kushtet që firma duhet të plotësonte janë: të lagen me ujë inertet, të gjitha rrjedhjet ujore sipërfaqësore të sistemohen dhe mbetjet inerte të ruhen brenda zonës së shfrytëzimit. Por sa janë plotësuar këto kushte mbetet për t’u diskutuar! (D.D/Shuplaka)