10:13 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Investigimi: Kryetari i Ulëzës në Mat i dënuar për korrupsion, DAP verifikon dhe s’merr masa

17:49 | 24/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Investigimi: Kryetari i Ulëzës në Mat i dënuar për korrupsion, DAP verifikon dhe s’merr masa

Ligji i dekriminalizimit i cili ka hyrë në fuqi që prej më shumë se një viti, i ndalon personat me të kaluar kriminale që të ushtrojnë detyra publike. Por kreu i Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza përbën një përjashtim nga ky rregull.

Emisioni investigative “Fiks Fare” ka zbuluar se  Miza është i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Lartë, por pavarësisht kësaj ai vazhdon ta ushtrojë detyrën publike.

Fillimisht gazetarët e Fiksit  shkuan në Ulëz dhe verifikuan që Miza ishte vërtet kryetar i Bashkisë.

Më pas, Fiksi siguroi një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 31 janar 2013, ku thuhet se z.Miza është shpallur fajtor në vitin 2008 nga Gjykata e Lezhës dhe Apeli i Shkodrës e ka lënë në fuqi në vitin 2010.

Kryetari i Ulëzës rezulton të jetë arrestuar në fund të vitit 2007, nën akuzën për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se në atë periudhë, Miza shërbente si Drejtor i Shërbimit Pyjor Mirditë.

 “I gjykuari Artan Miza i ka thënë kallëzuesit se do t’i jepte një zone prej 2000 m2 të miratuar nga Ministria, por për të miratuar këtë zonë duhen lekë. I pyetur nga kallëzuesi, i gjykuari Artan i është përgjigjur se i duhen 1.000.000 (një milion) lekë sepse do t’i jepte kafe ministrit për të nxjerrë këtë zonë në ankand” thuhet në vendimin e gjykatës.

Pas dënimit, Ndërkohë, në vjeshtën e vitit 2015 Miza është emëruar kryetar i Njësisë Administrative Ulëz.

Porn ë fund të të njëjtit vit, Kuvendi miratoi ligjin e dekriminalizimit. Neni 2 i këtij ligji, i ndalon të kandidojnë ose të zgjidhen në një funksion të lartë publik, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, apo për veprëa penale të korrupsionit pasiv.

Sakaq, vetë Miza ka pranuar se ka bërë aplikimin te Vetingu dhe pret përgjigje

 “Po, e kam mbaruar, e kam kryer, kam bërë procedurat e mia. Kam aplikuar si çdo zyrtar te kryeministria, që është ai ligji që nxori Parlamenti dhe tashti pres përgjigje. Mua nuk më kap me Kod Penal, se janë ato përplasjet Kushtetuese që ndodhën dhe pres përgjigje që do të vijë edhe… Dekriminalizimi pra, kjo është” thotë Artan Miza për Fiksin.

Ndërkohë, drejtori i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat, Gëzim Pasha, thotë se Bashkia nuk kishte asnjë vendim gjykate.

 “Sipas ligjit, Bashkia Mat, nuk kontrollon këto formularë, por ligji ia ngarkon Departamentit të Administratës Publike. Z.Artan Miza po pret përgjigje, ndërsa DAP-i i ka kthyer përgjigje Bashkisë, por vetëm për një person tjetër” thotë Pasha. Më tej shton se ligji i dekriminalizimit e kap z.Artan Miza, pra nuk e lejon që të mbajë një post të lartë publik, por verifikimi në këtë rast bëhet nga DAP-i dhe jo nga Bashkia e Matit. “I takon DAP-it. Mirë apo keq, i takon atyre” përfundon ai.

Pas kësaj, “Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrtare Departamentit të Administratës Publike për kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz.

 “Organi përgjegjës DAP ka kryer verifikimin paraprak të të dhënave të deklaruara në formularin e z. Miza. Nga informacioni i dërguar nga organet e përcaktuara, rezulton se z. Miza është subjekt i cili përfshihet në sferën e ndalimeve të parashikuara të ligjit nr. 138 i vitit 2015 dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit zgjat 20 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Organi përgjegjës DAP, ka përcjellë zyrtarisht pranë Bashkisë Mat të dhënat e konstatuara nga verifikimi paraprak për z. Miza, si dhe i ka kërkuar marrjen e masës së lirimit nga funksioni publik për këtë subjekt” është përgjigjjur drejtoresha Albana Koçiu.

Sipas drejtoreshë, vendimi nëse administratori duhet të emërohet apo shkarkohet i takon kryetarit të Bashkisë. (D.D/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”923″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Artan MizadekriminalizimkorrupsionUlezVettingu
Pas

Me 2.4 kilogramë kokainë dhe 57 mijë euro, arrestohen shqiptarët në Gjermani

Para

CAS rrëzon kërkesën e Serbisë, Kosova pranohet në UEFA

Para
CAS rrëzon kërkesën e Serbisë, Kosova pranohet në UEFA

CAS rrëzon kërkesën e Serbisë, Kosova pranohet në UEFA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri,18 vatra në 24 orët e fundit, 3 ende aktive

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.