Një investigim i agjencisë së lajmeve ‘’Balkainsght” ka zbuluar se presidenti turk Erdogan po përpiqet të rrisë praninë në Shqipëri përmes arsimit. Ai vepron këtu permes fondacionit Maarif, ky i fundit i krijuar në Qershor të 2016-tës nga parlamenti turk si ofruesi i vetëm zyrtar i arsimit të mbështetur nga Turqia jashtë vendit.
Maarif ka arritur të blejë në Tiranë universite, shkolla të mesme dhe së fundi edhe kopshte. Maarif është i pranishëm në 35 vende në botë me gjithsej 294 institucione arsimore shumica në Azinë Jugore, Afrikë dhe në Evropën Juglindore.
Fondacioni –shkruan balkainsight – është gjithashtu një armë në betejën e Erdoganit për të shkatërruar rrjetin mbarëbotëror të institucioneve arsimore të armikut të tij që Ankaraja thotë se ishte pas një grushti të dështuar të vitit 2016, kleriku musliman me qendër në SHBA Fethullah Gulen.
Maarif së fundi ka shtrirë ndikimin edhe në Elbasan duke blerë një shkollë të mesme që hapet tani në shtator. Pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, shkollat e lidhura me Gulen dhe turqit që punojnë për ta në të gjithë botën janë në një presion shumë të fortë-shkruan balkaisnight, ndërsa është kjo koha kur Maaarif nisi agresionin kulturor të Erdogan.
Agjencia merr si rast edhe shkollën private “Udha e shkronjave” në Tiranë, e cila në korrik 2018, lëshoi një deklaratë për shtyp ku denoncoi atë që e quajti “agresion kulturor turk” përmes blerjes së shkollave shqipe.
Ai detajoi një takim midis drejtorit të shkollës Artur Shkurti dhe shefit të përfaqësuesit të Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, ku ku i fundit parashtroi dëshirën e Maarif për të blerë shkollën. Prania e Maarif, thuhet më tej në deklaratën e shkollës “thjesht zgjeron më tej praninë turke në jetën shqiptare. Ata e bëjnë shoqërinë shqiptare të përqafohet në problemet dhe interesat e Turqisë. ”Fondacioni Maarif Albania nuk e maskon besnikërinë e tij politike.
Në faqen e saj në Facebook, ka postime, komente dhe pamje në lidhje me puçin e dështuar të vitit 2016 së bashku me deklaratat e ambasadorit turk në Shqipëri që dënojnë Gulen, i cili ka mohuar çdo përfshirje në tentativën e grushit te shtetit./Faxweb.al