10:49 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Investigimi/ Si po tenton Rama të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet dy kandidateve që ngelën në Shkollën e Magjistraturës

19:18 | 10/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Investigimi/ Si po tenton Rama të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet dy kandidateve që ngelën në Shkollën e Magjistraturës

Dokumentat zyrtare tregojnë se Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, dy kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë marrë pikët e nevojshme që u duhen atyre për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës.

Vorpsi dhe Toska, dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, u përfshinë në një testim nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 së bashku me mbi 45 ndihmës ligjorë të tjerë në institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Testimi u organizua në përmbushje të përcaktimeve të ligjit të Vetingut, sipas të cilit, ndihmësit ligjorë që arrin një minimum prej 60 pikësh, si edhe kalonin me sukses procesin e rivlerësimit, kishin mundësinë të fitonin statusin e magjistratit. Juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska kanë marrë përkatësisht 56 dhe 57 pikë, rezultat më i ulët sesa limiti minimal prej 60 pikësh nga 100 të mundshme, që kërkohet për pranimin në Shkollën e Magjistraturës, me qëllim të të fitonin statusin e magjistratit.

Por fakti që të dyja kandiatet nuk fituan dot statusin e magjistratit, me qëllim që të mund të emëroheshin si gjyqtare në Shkallën e Parë, nuk e ka penguar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që t’i rëndisë në mënyrë të dyshimtë të dyja kandiatetet në vendin e parë për t’u bërë gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vendimmarrje e KED ngre shumë pikëpyetje procedurat e ndjekura për vlerësimin e tyre. Si është e mundur që një kandidatë që nuk kalon dot “klasën” për t’u emëruar gjyqtarë i shkallës së parë, mund të emërohet në gjykatën më të lartë në vend – Gjykatën Kushtetuese.

Testimi i posaçëm për aftësitë profesionale, që përbëhet nga dy faza-faza e parë është testimi elektronik dhe faza e dytë është ai me shkrim, është një procedurë që sipas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore duhet ta kalonin të gjithë ndihmësit ligjor, përshirë ndihmësit ligjor në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim të testimit, “kandidatja Arta Vorpsi ka marrë 56 pikë në testimin elektronik dhe 145 pikë në testimin me shkrim. Ndërsa kandidatja Elsa Toska ka marrë 57 pikë në testin elektronik dhe 153 pikë në atë me shkrim”.

Në nenin 25 të Rregullores së Shkollës së Magjistraturës, parashikohet mënyra e vlerësimit të testimit për subjektet ex officio (përfshirë këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese), si edhe niveli minimal i pikëve për kalimin e provimit.

“Në fazën e parë, teza e testimit elektronik…vlerësohet maksimalisht me 100 pikë dhe ka të njëjtën strukturë dhe të njëjtin vlerësim si teza e testimit të pranimit për kandidatët për magjistrat …”, thuhet në pikën 4 të këtij neni. Ndërsa “në fazën e dytë, testi profesional …. vlerësohet në maksimum deri në 200 pikë”.

Në nenin 25, pika 7 e Rregullores së Shkollës së Magjistraturës për subjektet ex-officio, përcaktohet se: “Subjektet…të cilët kanë marrë të paktën 60 pikë në testimin elektronik dhe mbi 60 për qind të pikëve të testimit profesional, dhe pasi kanë marrë konfirmimin në detyrë nga institucionet e rivlerësimit, kanë të drejtë të ndjekin programin dyvjeçar të trajnimit teorik dhe të praktikës profesionale në Shkollën e Magjistraturës”. Pra vetëm ato kandidatë që kalojnë 60 përqind të pikëve në të dyja testimet, mund të bëhen gjyqtar të shkallës së parë apo prokuror në shkallën e parë.

Duke qenë se juristet Arta Vorpsi dhe Elsa Toska nuk plotësojnë njërin prej këtyre kushteve, atë të fazës së parë, ato në vitin 2018 janë të përjashtuara nga mundësia për të vijuar kursin 2-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës, për të marrë më tej titullin magjistrat dhe për të ushtruar funksionet në gjykatën apo prokurorinë e shkallës së parë. Por, në mënyrë ironike dhe paradoksale, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i drejtuar nga Ardian Dvorani, i ka kualifikuar dy juristet si kandidate më të mira dhe potenciale për zgjedhjen në shkallën më të lartë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë qëndrim në KED e ka mbajtur vetëm anëtarja gjyqtare Margarita Buhali, e cila ka dalë edhe me mendim pakice, ku shprehet se: “rezultati negativ në Shkollën e Magjistraturës në provimin e vlerësimit të aftësive profesionale duhet detyrimisht të merret në konsideratë duke u reflektuar në vlerësimin e krimit të aftësive profesionale dhe reputacionit të kandidatit”.

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë, se drejtësia e re po prodhon situata absurde, ku një kandidat nuk vlen për gjyqtar të shkallës së parë, por për KED vlen shumë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: arta vorpsielsa toska
Pas

“Ia hodhi rrobat poshtë pallatit”, fqinjët zbulojnë ku banonte Kejvina me Redjan Rrajën

Para

Nuk flisnin me njëri-tjetrin, Stresi zbulon arsyen e sherrit të tij me Ledrin

Para
Nuk flisnin me njëri-tjetrin, Stresi zbulon arsyen e sherrit të tij me Ledrin

Nuk flisnin me njëri-tjetrin, Stresi zbulon arsyen e sherrit të tij me Ledrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.