14:19 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Investimet publike, të parat që mund të sakrifikohen nga shkurtimet në buxhetin 2017 (GRAFIK)

17:30 | 30/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Investimet publike, të parat që mund të sakrifikohen nga shkurtimet në buxhetin 2017 (GRAFIK)
Vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar të ngrijë një fond prej 3 miliard lekësh në pjesën e investimeve publike. Në rast se të ardhurat nuk realizohen në këtë nivel, ky fond do të jetë i pari që do të shkurtohet. 

Shpenzimet kapitale, të cilat njihen ndryshe si investimet publike, janë më të rrezikuarat nga shkurtimi i buxhetit vitin e ardhshëm, nëse të ardhurat nuk realizohen sipas parashikimeve.
 
Në ligjin e buxhetit për 2017-ën është parashikuar se një fond prej 3 miliard lekësh do të jetë i ngrirë në formën e kontigjencës për të mbrojtur deficitin buxhetor në rast të mos realizimit të të ardhurave.
 
Vitin e ardhshëm, investimet publike është parashikuar të jenë sa 4.8% e PBB ose 76 miliardë lekë. Në këtë shumë përfshihet edhe Fondi i Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliard lekësh, dhe mbështetja buxhetore për Sektorin e Energjisë prej 1.5 miliardë lekësh).
 
Në planin e investimeve, sipas Ministrisë së Financave, janë mbajtur parasysh të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm të trashëguara nga viti 2013 dhe më parë.
 
Në strukturën e tyre, vërehet se gati 85% e vlerës së investimeve do të shkojë për financimin e projekteve në vazhdim.Ngrirja e forndeve te investimeve nuk është një risi për buxhetin e shtetit, edhe në 2016-ën, qeveria  ngriu 2.5 miliard lekë nga shpenzimet kapitale. Ato u hoqën nga fondi i investimeve në ndryshimet që ju bënë buxhetit të shtetit gjatë Shtatorit me aktin e parë normativ.
 
Këtë vit, investimet publike, kapin vlerën më të ulët të dhjetë viteve të fundit, duke qënë me pak se 60 mld lekë. Për më tepër, ekonomistët kanë qënë kritikë në formën e investimeve, shkruan revista “Monitor”.
 
Pjesa më e madhe e fondeve kanë shkuar për rikonstruksione godinash, të cilat nuk kanë efekt në ekonomi. (A.R/SHUPLAKA)
 
 
grafik
Etiketa: 3 miliardekonomiinvestime publike
Pas

Meta me shami të kuqe në valle, në krah të ministres Gjosha (FOTO)

Para

Pakujdesia e Klement Balilit, mesazhi me biznesmenin grek që e la zbuluar

Para
Dosja e “Eskobarit të Ballkanit”, grekët i dërgojnë auroriteteve shqiptare 10 mijë faqe

Pakujdesia e Klement Balilit, mesazhi me biznesmenin grek që e la zbuluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Iu mbyllën hetimet, Fatime Kryemadhi paraqitet në SPAK

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.