Banorët e Durrësit vijojnë te jenë në një gjendje shumë të vështirë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit. Disa prej tyre, i ndanë shqetësimet e tyre me “FaxNeës”.
Një prej banorëve u shpreh se shtëpia e tij është shpallur e pabanueshme, por theksoi se nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë, përveç çadrës ku të fusë kokën.
“Më thanë se është e pabanueshme. Më kanë tjënë se do të rregullohet, pa u prishur. Ne po jetojmë në çadër. Disa kanë ikur tek prindërti, tek të afërmit e tyre. Na kanë thënë të ikim, por kemi pajisje brenda shtëpisë, nuk i lëmë dot vetëm. E kemi të pamundur.
Nuk gjendet më as qiraja tani. Janë të gjithë në shtëpi me qira. Sna ka parë njeri me sy, as për ushqime, as për krevat, për asgjë. Nuk ka ça kokën njeri. Duam vetëm ato që ka premtuar shteti”, deklaroi një prej banorëve.
Një qytetare tjetër u shpreh e pashpresë për ndihma nga shteti. Ajo tha se sytë i kanë drejtuar nga Zoti.
“Është ftohtë, është lagështirë. Është investimi i një jete, iku. Nuk dimë se çfarë do të bëhet. Sesi do të bëhet vetëm Zoti i madh e di”, u shpreh një banore tjetër.
(M. I./ Faxweb.al)
Discussion about this post