Vihen në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.
Policia ka vënë pranga B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
Mëhill Përpepaj 63-vjeç ka ndërruar jetë mesditën e sotme në një pallat në zonën e Fushës së Aviacionit ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një punonjës të një kompleksi pallatesh në ndërtim.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se, Përpepaj ka qenë duke punuar në skelat ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së ekuilibrit duke mos arritur dot të kuptonte lartësinë pas tij.
Mëhill Përpepaj 63-vjeç ndërroi jetë mesditën e djeshme në një pallat në zonën e Fushës së Aviacionit ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një punonjës të një kompleksi pallatesh në ndërtim.
Burime për Faxweb.al bënë me dije se, Përpepaj ka qenë duke punuar në skelat ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së ekuilibrit duke mos arritur dot të kuptonte lartësinë pas tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Discussion about this post