Inxhinieri Arben Meçe ka deklaruar se 99% e ndërtesave që do të shemben në Durrës i përkasin viteve 90. Sipas tij, këto ndërtesa janë ndërtuar nga shteti.
“Për dijeni të opinionit 99 përqind e objekteve që do të shemben në Durrës janë ndërtime që i përkasin periudhës para 90, pa filluar demokracia. Çka do të thotë se i ka ndërtuar shteti.
Nuk ka fare mafiozë. Unë ta ndërtoj alibinë e mafiozëve në Shqipëri si të duash, por nuk mund ta vendos argumentin tim, logjikën time në një realitet që nuk ekziston. Në Durrës ta dini, ka objekte që do të shkatërrohen që nuk kanë lidhje me ekonominë e tregut”, tha Meçe në studion e emisionit “Arena”.