11:15 | 05/06/2025

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

Mbi 44 milionë euro, prej të cilave 30 mln janë grant, do të jepen nga Komisioni Evropian për dixhitalizimin në Shqipëri. Fondi jepet në kudër të programit IPA III dhe do të mbështesë financiarisht 4 sektorë: dixhitalizimi dhe siguria, dixhitalizmi i shërbimeve për biznesit, aftësitë dixhitale dhe transformimi i arsimi si dhe qytetari dixhital, të dhënat dhe privatësia.
“Bëhet fjalë për ngritjen e një sistemi të plotë te popullimit të të dhënave që burojnë nga shërbimi radiologjik në spitale dhe qendra shëndetësore, që mos të lëvizin më nëpër dyer spitalesh apo mjekësh cd dhe skanera, por të gjitha këto të jenë të vendosura në një sistem unik dhe që mund të konsultohen nga cdo doktor në Shqipëri. Ekziston edhe mundësia të përfshihen spitalet private”, tha Taulant Balla/ Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Një pjesë e fondeve të paraanëtarësimit do të shkojnë edhe për forcimin e sigurisë kibernetike tha ministri Balla, i cili prezantoi ligjin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Progami i IPA III për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale përfshin edhe pajisjen me laptopë të 5500 mësuesve të shkollave të mesme si dhe rishikimin e kurrikulës së Teknologjisë së Informacionit.

Para
 



Të Fundit