Një ofensivë e re është nisur nga ana e forcave irakiane kundër ISIS-it në Mosul. Mësohet se në këtë ofensivë, irakianët synojnë që të marrin kontrollin e qendrës së vjetër të qytetit që është në kontrollin e Shtetit Islamik.
Më 19 shkurt, forcat irakiane nisën një operacion të madh kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik, me qëllim rivendosjen e kontrollit të tyre në pjesën perndimore të Mosulit.
Akualisht, pjesa më e madhe e Mosulit Perëndimor ndodhet nën kontrollin e militantëve të ISIS-it. Ky qytet ra nën kontrollin e militantëve të ISIS në verën e vitit 2014. (XH.A/SHUPLAKA)