Dy oficerë të sigurisë iraniane u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një protestues hapi zjarr ndaj policisë gjatë një demonstrate anti-qeveritare në Najafabad të hënën, sipas rportimeve nga qeveria iraniane.
Protestuesit u përplasën me policinë iraniane në një valë demonstratash që ka përfshirë gjithë vendin duke filluar nga e enjtja e kaluar, kur protestuesit antiqeveritar këndonin “Vdekje Rouhani” dhe “Vdekje diktatorit”.
Ndërsa presidenti Hassan Rouhani bëri fushatë si reformator, çmimet e papunësisë dhe të mallrave të konsumit mbeten të larta, pavarësisht rritjes së të ardhurave pas heqjes së pjesshme të sanksioneve mbi Iranin si pjesë e marrëveshjes bërthamore iraniane të vitit 2015.
Protestat më vonë u përhapën në të gjithë vendin, duke u bërë kryengritja më e madhe popullore që nga një valë protestash anti-qeveritare në vitin 2009, pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit.
Që nga e shtuna, forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 12 protestues, njoftoi të hënën The Associated Press.
Si Presidenti Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Binyamin Netanjahu kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit dhe u kanë bërë thirrje udhëheqësve të tjerë të botës që të mbështesin demonstratat.
Më vonë të hënën, mediat iraniane deklaruan se një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë të vendosur në qytetin e Najafabadit gjatë një proteste kundër qeverisë.
Irani pretendon se armatosja gjuajti katër oficerë me një pushkë gjuetie, duke vrarë një dhe duke plagosur tre.Ndërkohë presidenti iranian Hassan Rouhani bën thirrje për unitet ndërsa numri i të vdekurve ngrihet në trazira. (M.Q/Faxweb)