Lideri i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ( IRGC), Jafari, ka njoftuar se forcat ushtarake të SHBA-së mund të sulmohen nga një raketë iraniane nëse Uashingtoni vendos më shumë sanksione kundër Tehranit.
Komentet e Jafarit, janë bërë pasi disa media në SHBA, kanë njoftuar se presidenti, Donald Trump, po planifikon të deçertifikoj marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, raporton Rel.
Agjencia e lajmeve iraniane, IRNA, ka cituar liderin Mohammad Ali Jafari, të ketë thënë se “ nëse sanksionet e reja hyjnë në fuqi”, SHBA-ja duhet të zhvendosë “ bazat rajonale rreth 2,000 kilometra” nga Irani.
SHBA-ja në të kaluarën ka vendosur një varg sanksionesh ndaj Iranitt, kundër aktivitetit të tyre raketor.
Administrata Obama kishte arritur një marrëveshje për aktivitetin bërthamorë të Iranit pas negociatave shumë të vështira. Por Trump që në fushtën për president të SHBA-së kishte paralajmëruar se do ë tërhiqej nga ajo marrëveshje. (B.H/Shuplaka)