12:29 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Irani kundërpërgjigjet ndaj deklaratave të Biden: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi

14:02 | 31/01/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Irani kundërpërgjigjet ndaj deklaratave të Biden: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret ndaj çdo sulmi në territorin iranian, interesave iraniane ose qytetarëve të Republikës Islamike jashtë vendit.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se ka marrë vendimet për t’u hakmarrë ndaj sulmit me dron, të cilin Uashingtoni ia atribuoi grupeve të armatosura irakiane “të mbështetura nga Irani”.

Si pasojë e sulmit, mbetën të vrarë 3 amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Anëtarë dhe oficerë të Gardës Revolucionare, një organ elitar i ushtrisë iraniane, janë vrarë së fundmi në sulmet ajrore izraelite në Siri, pesë më 20 janar dhe dy të tjerë më 25 dhjetor, raporton Reuters.

Një ditë më parë të hënën, një sulm i ri izraelit shënjestroi një “qendër këshillimore ushtarake irakiane” në Siri, duke vrarë dy persona. Ambasadori iranian në Damask mohoi se objektivi i bastisjes ishte një objekt iranian dhe siguroi se viktimat nuk ishin iranianë.

Nga ana e tij, Irani nisi sulmet me raketa në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut më 15 dhjetor, duke synuar në mënyrë specifike atë që e përshkroi si “selinë” e Mossad, agjencisë spiune të Izraelit.

Sipas autoriteteve lokale, në këto sulme janë vrarë katër civilë.

Etiketa: Amir Saeed IravanibotaIranJoe Bidenshba
Pas

Ekstradohet në Shqipëri, Kastriot Piroli/ Ish-shefi i Zyrës së Kadastrës u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”

Para

Këto do të jenë shenjat më me fat në dashuri për muajin shkurt

Para
Tre shenjat e Zodiakut që do u buzëqesh fati në nëntor

Këto do të jenë shenjat më me fat në dashuri për muajin shkurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

“Treni bullgar” në Pekisht, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.