15:38 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Irani nis valë të re raketash drejt Izraelit, SHBA forcon praninë ushtarake

12:57 | 19/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Irani nis valë të re raketash drejt Izraelit, SHBA forcon praninë ushtarake

Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, teksa Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar nisjen e një vale të re raketash drejt Izraelit, që sipas autoriteteve iraniane janë “më të fuqishme” dhe “teknologjikisht më të avancuara” se ato të mëparshmet.

“Një valë e re sulmesh të ashpra nga forcat e armatosura, veçanërisht forcat tokësore të ushtrisë, me armë të reja dhe të përparuara ka filluar dhe do të intensifikohet në orët në vijim”, deklaroi komandanti i Forcave Tokësore, Kiomars Heidari, sipas agjencisë shtetërore IRNA.

Përshkallëzimi vjen në një moment kur tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit kanë arritur nivele kritike, ndërsa shtohen shqetësimet për një përplasje të gjerë ushtarake.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa për të forcuar prezencën e tyre ushtarake në rajon. Dy aeroplanmbajtëse luftarake, USS Carl Vinson dhe USS Nimitz, janë aktualisht të pozicionuara në Detin Arabik.

Në rajon janë vendosur gjithashtu tre shkatërrues të pajisur me sisteme për interceptimin e raketave, ndërsa dy duzina cisternash për furnizim me karburant janë shpërndarë strategjikisht nëpër Evropë për të mbështetur operacionet në rast përshkallëzimi.

Zyrtarë amerikanë paralajmërojnë se përplasjet mes Iranit dhe Izraelit mund të kenë pasoja të gjera për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa diplomacia ndërkombëtare vijon përpjekjet për të frenuar një përshkallëzim të mëtejshëm.

Pas

Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

Para

Në plazhin e Kallmit lirohen 3 hapësira, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

Para
Në plazhin e Kallmit lirohen 3 hapësira, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

Në plazhin e Kallmit lirohen 3 hapësira, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

 



Të Fundit

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.