21:37 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, Franca mendon ndryshe nga Donald Trump: Brenda një ose dy vitesh…

16:50 | 10/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, Franca mendon ndryshe nga Donald Trump: Brenda një ose dy vitesh…

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Kryediplomati francez e bëri deklaratën përpara një takimi urgjent të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet për shkak të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi ajror në Bagdad.

Forcat Kuds të cilat udhëhiqeshin nga Soleimani, konsiderohen terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Më pas, Irani sulmoi me raketa balistike bazat ushtarake në Irak ku ishin të strehuara forcat amerikane.

Teherani njoftoi se do të ndalojë së zbatuari kufizimet që parashihen me marrëveshjen bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi në vitin 2018 se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin prej marrëveshjes dhe do të rivendosin sanksione të ashpra ndaj Iranit.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja ishte e pamjaftueshme dhe duhet të ri-negociohej sepse nuk adreson programin e raketave balistike të Iranit ose përfshirjen e tij në konfliktet rajonale.

Në të njëjtën kohë, ri-vendosja e sanksioneve amerikane ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e Iranit.

BE-ja ka thënë se nuk do të “kursejë asnjë përpjekje” për të mbajtur të gjallë marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Palë në marrëveshje, krahas Iranit, janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia, Kina si dhe Bashkimit Evropian shkruan REL.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë një reagim të prerë pak pak ditë mëparë në rrjetet sociale teksa shkruan se Irani sipas tij, nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore.

“Irani kurrë nuk do të ketë një armë bërthamore!”, shkruan Trump, ndërkohë kujtojmë se një reagim i tillë vjen  pas refuzimit të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-të.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Kush është Gessica?! Miss-i, këngëtarja dhe modelja e sulmuar me acid nga ish i dashuri i saj

Para

Minishengeni/ “Fakti është: Kjo nuk mund të ndodhë”, Doris Pack: Do të bënte tradhti ndaj Kosovës

Para
Minishengeni/ “Fakti është: Kjo nuk mund të ndodhë”, Doris Pack: Do të bënte tradhti ndaj Kosovës

Minishengeni/ "Fakti është: Kjo nuk mund të ndodhë", Doris Pack: Do të bënte tradhti ndaj Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.