15:46 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të arrijë në Izrael e papenguar

21:51 | 05/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të arrijë në Izrael e papenguar

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë.

Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se raketa me lëndë djegëse të ngurtë ka një rreze veprimi prej 1.200 kilometrash dhe është në gjendje ta përshkojë tejpërtej sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore THAAD, të cilin Shtetet e Bashkuara e vendosën në Izrael vitin e kaluar.

Nasirzadeh tha se raketa e re u zhvillua duke i marrë parasysh dobësitë e zbuluara gjatë operacioneve “Premtimi i Vërtetë 1” dhe “Premtimi i Vërtetë 2” – sulmet që Irani i kreu me raketa dhe dronë kundër Izraelit në prill dhe tetor të vitit të kaluar.

Ministri theksoi se raketa është përmirësuar si në drejtim ashtu edhe në manovrim për të ndihmuar në kapërcimin e shtresave të mbrojtjes ajrore dhe pretendoi se u bën ballë ndërhyrjeve elektronike.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), tha se raketa “Qassem Basir” është një version i përmirësuar i raketës “Dëshmori Haxhi Qassem”, e cila u emërua sipas komandantit të vrarë të Forcave Quds të IRGC-së, Qassem Soleimani, dhe u zbulua në vitin 2020.

Raketa u prezantua në të njëjtën ditë kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen sulmuan me raketa afër aeroportit Ben Gurion në Izrael, duke plagosur disa persona dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të trafikut ajror.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, fajësoi mbështetjen iraniane për Huthit për këtë sulm dhe premtoi hakmarrje ndaj grupit jemenas dhe vetë Teheranit.

Raketa në fjalë arriti t’i shmangë sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore. Thuhet se Izraeli kishte dy bateri THAAD dhe të paktën një sistem kundërajror Arrow 3 në funksion gjatë kohës së sulmit.

Ekspertët thonë se raketa “Qassem Basir” shënon përdorimin e parë nga Irani të kërkuesve optikë në një raketë balistike me rreze të mesme veprimi.

Eksperti rus i armëve, Yuri Lyamin, theksoi se kjo raketë balistike me rreze të mesme është tani raketa me rrezen më të gjatë e pajisur me kërkues elektro-optikë nga Irani, duke zëvendësuar raketën me rreze të shkurtër “Zolfaghar Basir”.

Nasirzadeh paralajmëroi se çdo agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli do të shkaktonte një reagim global duke shënjestruar asetet dhe bazat e tyre.

Ai theksoi se, ndonëse Irani nuk kërkon përballje, do të përgjigjet “fuqishëm” nëse sfidohet.

Pas

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët: Më 11 maj është në dorën tuaj, nëse doni që paratë të shkojnë te shokët e Ramës, apo të vijnë në xhepat tuaj

Para

I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 39-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

Para
I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 39-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 39-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar

 



Të Fundit

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

Drejtonte mjetin pa patentë dhe rrezikoi jetën e policëve, neutralizohet nga shërbimet e sigurisë

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup javën e ardhshme, zbulohet axhenda

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.