11:34 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iranianët hakeruan sistemin/ INSTAT reagon: Të dhënat e Censit nuk janë objekt i sulmit

12:18 | 01/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iranianët hakeruan sistemin/ INSTAT reagon: Të dhënat e Censit nuk janë objekt i sulmit

Hakerat iranianë sulmuan sot faqen e internetit të Institutit të Statistikave në Shqipëri. Vetë INSTAT ka reaguar pak më parë përmes një njoftimi mediatik ku thuhet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi ato janë ruajtur në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Nga ana tjerër INSTAT shprehet se ekspertë ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike po bashkëpunojnë për të kryer një hetim të hollësishëm mbi këtë sulm.

Gjithashtu po bashkëpunohet me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifkuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik si dhe për të rikthyer në funksionim normal të sistemeve informatike të saj.

Njoftim për Media
INSTAT informon opinionin publik se në datën 31 janar 2024,
sistemet e saj informatike kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar.
INSTAT ka reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e
mundshme nga sulmi. INSTAT ka ndërprerë menjëherë lidhjet e internetit dhe ka aktivizuar protokollet e
emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.
Aktualisht, nga ekzaminimet e para të kryer nga ekspertët e Teknologjisë së Informacionit, disa nga
sistemet e INSTAT janë ndikuar nga sulmi. Përgjigja e menjëhershme e INSTAT përfshin ndihmën e
ekspertëve kombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët po bashkojnë burimet e tyre për të kryer një hetim të
hollësishëm mbi këtë sulm. Objektivat kryesore përfshijnë përcaktimin e shkaqeve themelore të sulmit,
vlerësimin e shtrirjes së dëmit dhe hartimin e zgjidhjeve efektive për të zbutur rreziqet e ardhshme.
INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme
të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.
INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe
motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike
dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike.
INSTAT falënderon publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar në këtë situatë të
jashtëzakonshme. INSTAT vlerëson lartë besimin e qytetarëve dhe partnerëve në punën e saj dhe
angazhohet të vazhdojë të ofrojë statistika zyrtare të besueshme, të sakta dhe të pavarura.
Pas

Rritja ekonomike në 2023 u përqendrua vetëm në dy sektorë, ndërtimi dhe shërbimet

Para

Librazhd/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe vodhi një celular, arrestohet 17-vjeçari

Para
Nuk ndaloi pas thirrjes së policisë, arrestohet shtetasi në Vlorë

Librazhd/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhe vodhi një celular, arrestohet 17-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perlat e fshehura të Alpeve Shqiptare”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Vendimi/ U arrestua në Orikum për vrasjen e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun! 41-vjeçari: S’kam lidhje me ngjarjen

Mediat izraelite: Netanyahu bllokoi armëpushimin dhe kthimin e pengjeve

Zbulim makabër! Gjenden 32 trupa të pajetë në “varre sekrete” në Meksikë

DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Vetëplagosje dhe humbje ‘gjurmësh’, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të fundit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.