Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes sa i përket kualifikueseve të Botërorit Katar 2022, fazë të cilës po i vjen fundi për të përcaktuar finalistet dhe ekipet që do të kualifikohen me playoff…
Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ngec në Dublin, aty ku Irlanda ka arritur një barazim 0-0 dhe në fund madje ka shënuar por pozicioni jashtë loje e ka bërë të pavlefshëm golin.
Kombëtarja lusitane nuk ka gjetur dot golin dhe Cristiano Ronaldo është bllokuar më së miri. Tashmë, do të duhet një sforco në ndeshjet e fundit për Portugalinë, pikërisht ndaj Serbisë, një finale e vërtetë, pasi të dyja ndodhen barazim me pikë.
Gjermania e kualifikuar ka bërë stërvitje ndaj Lihtenshtejn duke fituar me rezultatin e thellë 9-0, pasi miqtë mbetën me dhjetë futbollistë që në fillim.
Fitore e thelle edhe per Kroacine, qe ne Malte triumfin 1-7, por Rusia mbetet 3 pike larg.
Fiton Spanja në grupin e Kosovës dhe Suedisë. Duke përfituar nga humbja e papritur e Ibrahimovic & Co, skuadra e Enriques me golin e Sarabia në pjesën e parë, merr 3 pikë të arta në Athinë ndaj Greqisë.