Dy burra rreth të 40-tave kanë humbur jetën kur një helikopter u rrëzua në një fermë në një fshat në Irlandën qendrore. RTE raporton se ata janë një irlandez dhe një burrë nga Evropa Lindore.
Helikopteri u rrëzua në çatinë e një fermë derrash jashtë fshatit Kilukan. Viktimat ishin personat e vetëm në helikopter. Policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimi hetimor i aksidentit ajror kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet në Irlandë thonë se ndërtesat në vendin e përplasjes nuk ishin shtëpi, por ndërtesa fermash. Nuk dihet nëse kishte njerëz brenda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së martës. Helikopteri ishte ngritur rreth 25 minuta më parë nga aeroporti aty pranë Weston. Weston shërben fluturime private si dhe edukative.
Discussion about this post