08:38 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Irlandezët zgjedhin bregdetin e Jugut për pushime

07:19 | 12/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Irlandezët zgjedhin bregdetin e Jugut për pushime

 

Janë mediat irlandeze që po i kthejnë sytë nga Shqipëria turistike, duke e parë si një trend. Gazetarja Ellie O’Byrne e Irishexaminer i ka dedikuar një artikull të veçantë Shqipërisë e ku nxjerr në pah edhe faktin se për vendin e vogël në Ballkan, po interesohen edhe italianët.

“Bregdeti shqiptar gjithnjë e më shumë po bëhet popullor si një destinacion plazhi, më së shumti për familjet italiane. Ne duhet të ndjekim këtë tendencë për të përjetuar një përvojë të veçantë turistike dhe kulturore”, shkruan gazetarja.

Ajo rekomandon që në Shqipëri të shkohet duke shfrytëzuar afërsinë me Korfuzin e Greqisë. “Mund të fluturoni nga Dublini drejt Athinës e më pas në Korfuz, nga ishulli i vogël grek mund të merrni tragetin që të çon drejt Sarandës. Aty mund të merrni një makinë me qira dhe kështu të vizitoni vendin.

Alternativa tjetër është që të fluturoni për në Tiranë, kryeqyteti. Më pas të merrni një makinë me qira dhe të udhëtoni drejt jugut. Avantazhi është se në Tiranë, makinat me qira kushtojnë më lirë. E më pas të udhëtoni drejt Vlorës, më pas drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë dhe të mrekulloheni nga brigjet e detit Jon. Infrastruktura rrugore nuk është shumë e mirë dhe mund të përballeni me trafik. Nuk rekomandohet transporti publik. Për t’u akomoduar mund të zgjidhni standardet B&B i cili shkon nga 4,200 – 6,700 lekë (30- € 50) në një natë në dhomë dyshe. Qëndrimi në hotel është më i shtrenjtë, por nuk është se ofron ndonjë cilësi më të lartë. Sistemi “Airbnb” është më i lirë, por mund të vlerësoni mikpritjen lokale.

Në jug mund të shijoni ushqim të freskët, fruta deti me çmime të lira, por edhe mishi i qengjit është specialitet. Një vakt për dy persona, shoqëruar edhe me verë, kushton mesatarisht 4,200 lekë ose 30€”.

/monitor/

Etiketa: irlandeturizem
Pas

HOROSKOPI 12/04/2017

Para

MOTI 12/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 12/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.