Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, ka treguar se fillimet në karrierë nuk i ka pasur të lehta, kjo përshirë edhe anën ekonomike.
Në intervistë televizive, Irma ka zbuluar dhe disa të pathëna ‘të vogla’ nga karriera e saj.
Ajo ka rrëfyer së në vitet e para nuk ka pasur veshje për të dalë në festivale dhe për këtë arsye u kërkonte borxh mikeshave të saj.
“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarde. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. M’i jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’i kanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jastë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot”, ka treguar këngëtarja.