Në një lidhje live me Faxnews artisja Irma Libohova, ka ndarë mesazhet ngushëlluese për vdekjen e papritur të këngëtarit Kujtim Prodani sot nga koronavirusi. Libohova thekson se kjo ishte një fatkeqësi e pabesueshme dhe se Prodani ka lënë pas një krijimtari të veçantë për artin shqiptar.
“Një fatkeqësi për Kujtimin e pabesueshme, një pinjoll i një familje artistësh, iku na la nuk e di nuk kam fjalë. Më ra bombë , më ra shok sepse e kisha parë lajmin por nuk e besova dhe fjalët që kish shkruar në facebook ishin shumë shpresëdhënëse.
Ngushëllime! Ka lënë vepër mbrapa do të mbetet nuk do të harrohet. Kujtimi është gjenerata pothuajse e imja dhe kemi rrugëtuar bashkë dhe krijimtaria e tij kanë qenë shumë e veçantë.
Ka qenë shumë i talentuare mbi të gjitha një person shumë pozitiv, ka këngë të bukura dhe në albumin e tij një këngë për Tiranën një hit që do të kujtohet gjatë.
Kontaktin e fundit e kam pasur në një koncert të mbajtur në Durrës, nuk e kujtoj mirë pasi nuk po e mbledh dot veten. Ngushëllime nga zemra”- u shpreh Libohova.