Duket se aq shumë është mediatizuar termi “Reforma në Drejtësi” sa lajmi ka mbërritur dhe në Burgjet e Vendit.
Kështu Roland Xhepexhiu, një nga eksponentët e bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është një nga të burgosurit që nuk ka mundur të votojë në burgun e Peqinit. Por ama ai e ka pasur një merak.
“Nuk do të votoj. Më thanë se për shkak të veprës penale për të cilën jam dënuar nuk do të votoj. Në burg kam votuar vetëm një herë, në vitin 2009. Pastaj u zhduk karta e identitetit. Këtu pastaj nuk ka asnjë lloj informimi”, ka thënë Xhepexhiu për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, që po ndjek votimin në burgun e Peqinit.
I pyetur se çfarë e motivon për të votuar, Xhepexhiu, i përfshirë në masakrën e Cërrikut ku humbën jetën 6 gardistë, është përgjigjur: “Unë do të votoja për reformën në drejtësi”.
(E.K/SHUPLAKA)