12:01 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ironia me azilin, Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët dhe po mbushet me afganë

16:08 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ironia me azilin, Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët dhe po mbushet me afganë

Kur shqiptarët prej disa vitesh, me një kulmim në vitin 2015, i janë drejtuar shteteve europiane për të kërkuar azil, për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga te huajt për azil në Shqipëri.

Shifra në vetvete ndoshta nuk përcjell këtë ide, por rritja me 126%, gjithsesi nuk është se mund të kalojë pa rënë në sy.  Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri për vitin 2016, ku bien në sy një sërë tendencash.

“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.

Të huaj në Shqipëri

“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015” vlerëson INSTAT.

Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %.

Marrë nga Monitor.al

(F.G/Faxweb)

Pas

Shmangu 8 milionë euro taksa, paditet Rezart Taçi

Para

E përndiqte prej kohësh, 19-vjeçarja e frikësuar denoncon ish-të dashurin

Para
Tentoi të rrëmbejë të miturën në Bulqizë, arrestohet 42-vjeçari

E përndiqte prej kohësh, 19-vjeçarja e frikësuar denoncon ish-të dashurin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.