Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ironik për politikën shqiptare menjëherë pas triumfit të Bayern në finalen e Champions. “Hajde duroje tani këtë qoftëlargun kur ti dedikojë status Bayern dhe Rumeniges”, shkruan Hoxha për Ramën. Ndërsa nuk lë pa përmendur Presidentin, për të cilin thotë: “Do përshëndëse Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut”.
Gazetari e lidh fitoren e Bayern me një bashkëpunim mes opozitës dhe PS në sezonin vjeshtë-dimër, megjithatë mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me politikën shqiptare.
Postimi i plotë: Obobo edhe kete kishim mangut!!! Hajde duroje tani kete “qoftelargun”, kur ti dedikoje status Bayern dhe Rumeniges… Ndersa presidenti, do pershendese Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut???
Gjithsesi nen frymen e gezimit dhe fitores se champions league, opozitaret dhe Taulant Balla, te gjithe tifoze te Bayern, duhet ta gjejne frymen e bashkepunimit per sezonin e ri vjesht-dimer???
Foto: Rama me presidentin e Bayern, Karl Heinz Rummenige ne Allianz Arena ne Munich… (A.M/Faxweb.al)