16:17 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ironia e Braçes: Merruni me “Zenin me predha e fishekzjarre”, jo me “Zenin me violinë”

23:02 | 03/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ironia e Braçes: Merruni me “Zenin me predha e fishekzjarre”, jo me “Zenin me violinë”

Debatit për Koncertin e Filarmonisë së Vjenës në Tiranë i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist ka preferuar të ironizojë kritikët e violinistit shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli.

Sipas tij, kritikët po merren me “Zenin me violinë” dhe jo me “Zenin me predha e fishekzjarre”, duke nënkuptuar djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën dhe tragjedinë e Gërdecit.

Postimi i plotë i Braçes: 

“Protestë masive kundër Zenit! Më në fund! Në Facebook, por ç’rëndësi ka, mjafton dhe këtu. Kush nuk pati besim që ky vit do jetë ndryshe, ja ku e ka faktin, të parin fare këtë vit.   

Si, si, nuk është ndaj Zenit që mendoj unë?! Po për cilin Zen protestojnë? Për Zenin me violinë?!   Nuk protestojnë kundër atij me predha e fishekzjarrë?! Nuk flasin hiç kundër tij?!   

Po me violinën çfarë kanë?! I bie më mirë violinës orkestra e RTSH?! Epo nuk është kritike kjo, mos e bëni kaq të madhe.   

Të drejtë kanë, në këtë vend kushdo i bie më mirë kitarës se Carlos Santana, këndon rock më mirë se Bono, bën tenorin në muzikën clasike më mirë se Andrea Bocelli, luan futboll më mirë se Leo Messi, bën trajnerin më mirë se Hose Mourinjo;   

Madje, madje, mban qylafin në koke dhe e pi rakinë me fund më mirë se Armando Duka!! Ky i fundit është shqiptari i vetëm me karrierë ndërkombëtare që ja vlen!” (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Braçeshkelzen berisha
Pas

Niset me shkallë e litar nga Shqipëria për të nxjerrë nga burgu kushëririn në Francë, 4 vjet burg për të riun

Para

Linda Morina në “Xing me Ermalin”, sociologia: Tallja me të po i tejkalon kufijtë e Kosovës

Para
Linda Morina në “Xing me Ermalin”, sociologia: Tallja me të po i tejkalon kufijtë e Kosovës

Linda Morina në "Xing me Ermalin", sociologia: Tallja me të po i tejkalon kufijtë e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.