Pas lajmit që qarkulloi në media ditën e djeshme se kryedemokrati Lulzim Basha është nën survejim nga policia e Shtetit, në rrjetet sociale ka nisur sakaq ironia.
Ishte vetë Kryeministri Rama që i kushtoi një foto-montazh lajmit për Bashën, ku sipas tij nëse Basha do ishte nën survejim e vetmja e dhënë që do dilte nga vëzhgimi është “gjumi” i kryetarit të PD-së.
Përgjigjen duket se ia ka kthyer gazetari Agim Xhafka, një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale.
Në një status të shkurtër në Facebook, Xhafka shkruan se nëse Rama do përgjohej, qytetarët do shihnin ‘punët reale’ të kryeministrit.
“Nëse do përgjohej Rama.
E hënë-Rinas.
E martë-ERTV deri nga dreka. Mbasdite Rinas.
E mërkurë-Sot u afrua te zyra,por ndryshoi drejtim,u fut në Rogner. Ndenji atje 6 orë.
E enjte-Rinas.
E premte-Erdhi në zyrë,mori ca piktura dhe iku në Rinas.
E shtunë-Në Dhërmi. Atje thirri krejt qeverinë.
E dielë–Rinas.”-shkruan Xhafka.
(F.G/Faxweb.al)