07:30 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ironia e gazetarit për rritjen e çmimit të ujit: Katër Erionë na e nxinë jetën sot, bëhen bashkë dhe prodhojnë monstrën Veliaj

18:01 | 26/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Populli namusqar braktisi nënën, dashnoren dhe përqafoi kriminelin, vrasësin”

Sot pritet të merret vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet, pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Gazetari Agim Xhafka shprehet kundër marrjes së një vendimi të tillë. Përmes një reagimi mjaft ironik, ai shprehet se po nuk u ngrit njeri, Veliaj do t’u shesë qytetarëve edhe ajrin që thithim.

“Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë, prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat, shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore, po rrjep troje e po jep koncesione. Askush nuk u ngrit, askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen pylli, jo helm Tirane.”, shkruan Xhafka.
Gazetari tregon një histori, ku sipas tij katër Erionë i kanë prishur ditën, ndërsa Erioni i fundit, Veliaj i bashkisë i ka vënë kapakun.

REAGIMI I PLOTË I XHAFKËS

KATËR ERIONË DHE NJË VELIAJ.

Sot u ktheva nga Ohri drejt Orikumit. Në mëngjes sapo i thashë mirëutakofshim recepsionistit të hotelit, më ze rrugën një makinë e Shqipërisë. Bëhu pak më anash,i thashë ,sa të kaloj. Më pa sikur isha vrasësi i babait të tij. Mos bëj fjalë,të lutem,më tha gruaja. Po zjeja,por heshta. Prita e pas plot 6 minutash erdhi zonja e tij,vendosi valixhen prapa,mbylli bagazhin e ata u nisën. Ne pas tyre.

Në Qafë Thanë radhë e madhe makinash. U futëm dhe ne në atë varg. Kur anash si predhë kalon një benz i madh e na del i pari. Nuk durova,hapa derën e i bërtita policit. Por ai as më ktheu kokën. Një burrë ngjitur me makinën time më këshilloi të mos merrem me mafiozët. Hyra në makinë..

Poshtë kufirit,ka plot lavazhe. Një çun i ri mbante një zorrë uji në dorë e lagte gjithë makinat që kalonin. E kishte si ftesë për t’u larë. I rashë borijes,i bërtita ta largonte ujin,por tamam në fund të fjalisë ma hodhi m’u para xhamit të parë. Ndalova e desha të zbrisja,kur m’ua frua një çun,shoku i vet e më tha lere se ka pirë ca dopjo raki. Heshta,ika përpara. 

Në rrugën e metalurgjikut në Elbasan më parakalon një fuoristradë tamam atje ku tabela e ndalon,por për fat të keq atij para i del një maune e s’kish ku të shkonte, ngjitet me mua. U shmanga, gati dola nga rruga. U nxeha, por nuk i fola se iku si predhë e më la glasën.

Ndëkohë në radio dëgjoj se do rritet çmimi i ujit në Tiranë.
– Çfarë populli jemi kështu? Ujë s’kemi e çmimin e rritin. Veliaj as që merr mundimin të bëjë transparencë të problemit. Jemi pasivë sa më s’ka ,- foli gruaja. 
Aty nuk durova më, fola, por i nxehur.
-Pasivin gjithkush ta kërkojë te vetja,- ia nisa.- Katër Erionë na e nxinë jetën sot. Sa u nisëm një Erion na zuri rrugën. Hesht, më the. Në kufi hyri një Erion pa radhë. Lere se është i mafies, më tha dikush. Një Erion na lagu me zorë. Heshtëm se ishte i dehur. Tani Erioni i fuoristradës për pak na çoi në Sharrë e nuk ndaloi as të na shihte se mos kishim nevojë për mjek. Kështu jemi si popull. I vemë drynin gojës e Erionët bëhen bashkë, prodhojnë monstrën Veliaj që rriti taksat, shtoi për pensionistët një pagesë që e quan shkollore, po rrjep troje e po jep koncesione. Askush nuk u ngrit, askush nuk foli se sharra nuk na ka mberritur ende në kockë. Por po e hëngrëm këtë herë atëhere bast që ai do na shesë dhe ajrin që thithim. E do na i quajë oksigjen pylli, jo helm Tirane. 
Doja të vazhdoja, por e pashë që po grija kot. Ajo kishte vënë kufjet e dëgjonte Rita Orën. Bjeri legenit byrazer, i dhashë zemër vetes. E i rashë borijes kot… (D.D/Shuplaka)

Etiketa: agim xhafka
Pas

Shkon me pushime në Ksamil, ndërron jetë nga një atak kardiak 45-vjeçari

Para

Shpërthen Mustafaj: Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar

Para
Shpërthen Mustafaj: Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar

Shpërthen Mustafaj: Basha një pjesë të deputetëve që ka zgjedhur nuk i njeh fare dhe as i ka takuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.