Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit në mbrëmjen e djeshme të një videopërgjimi nga Ervin Salianji, ku Aflred Alizoti tregonte se ishte marrë me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe sjellë tek Taulant Balla, lidhur me dëshminë e tij se ka aktruar si Agron Xhafaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka ka treguar se rikthimin në skenë të çështjes “Babale” Edi Rama e ka bërë për të larguar vëmendjen nga “Xhisiela”, por që sipas tij Ramës i doli situata nga duart natën e mbrëmshme.
“O Edvin , o…!
Per te shpetuar nga “Xhisiela” pak dite me pare nxore prape ne skene “Babalen”. I bindur qe “grupi i posacem” qe kishe ngarkuar privatisht, ti kishte kopsitur gjerat .
Dje deklaroje me tersellime se ti bashke me prokurorine , do i shkoni deri ne fund “Babales” . Po ne darke te plasen ujrat !
Te plasi ne dore skema qe mendoje se e kishe pregatitur si lojtar i madh bashke me “grupin e posacem”.
Nga mbreme, pervec lehjeve histerike te buceve te tua, shqiptaret nuk ta degjuan zerin.
Priten se cdo thoje sot, po ti u hodhe prape tek “Xhisela” .
Rinxorre “Babalen” per ti shpetuar “Xhiseles” tani u riktheve tek “Xhisela” per ti shpetuar “Babales” qe vete rinxorre.”, – shkruan Paloka.
Më tej ai shprehet: “Nuk po di nga ta perplasesh koken sa ke arritur qe perdor nje skandal tendin per ti shpetuar nje skandali tjeter edhe me te madh tendit.
Te ka dale boja e je bere legen fare dhe ne syte e atyre qe shpresonin se diku , qofte dhe nje here te pakten , do dilte se e verteta anonte nga ty e taulant balla.
Do doja te te thoja ik sa nuk eshte vone, po nuk e di pse tani dua qe te rrish e te presesh…”
(B.B/ Faxweb.al)