00:50 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ironia therëse e Dylgjerit për grabitjen: Dje mungoi qytetari dixhital, i bëri përshtypje edhe Tahirit!

23:55 | 10/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reciprocitet me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Një ditë pas grabitjes spektakolare në afërsi të Rinasit, ku disa persona ende të paidentifikuar u bënë “pronarë” të rreth 2.7  milion eurove, ish-këshilltari i Fatos Nanos bën një koment tepër therës.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Dylgjeri shkruan se dje mungoi qytetari dixhital dhe kjo I ka bërë përshtypje edhe Tahirit.

“Siç u pa, në vendngjarje nuk mungonin kalimtarët e rastësishëm, por mungoi Informacioni për policinë. Mungoi qytetari digital! Kjo mungesë i bëri përshtypje edhe Ministrit Tahiri. Siç u pa më pas nga pamjet, në vendngjarje kishte vetëm katundar digital.”, shkruan Dylgjeri.

Më pas ai shton se besimi tek Ministri i Punëve të Brendshme dhe tek Policia e shtetit, qytetarët kanë humbur besimin. Këtë Dylgjeri e shpjegon përmes një dialogu të shkurtër: “Në këto ditë po pija kafe ulur te hotel Grand në bllok, me një nga militantët e hershëm të PS-së, Tesera nr. 2 e saj. Pasi karvanet e veturave nuk kishin të sosur i drejtohem Teserës nr.2 :
A mund ti qetësojmë pak këto djem se e kaluan masën- i them, njerzit tani duan të qetësohen! 
Po marr ne telefon Saimir Tahirin, ai i drejton këto- më thotë. Ashtu bëri. I ra telefonit dhe ja pozoi shqetësimin. 
Morri përgjigjen: s’më dëgjojnë më…”

POSTIMI I PLOTË I DYLGJERIT
Dje mungoi edhe qytetari digital!

U grabit një furgon që transportonte paratë e bankës drejt Rinasit dhe infomacioni për rendin ishte minimal. 
Siç u pa, në vendngjarje nuk mungonin kalimtarët e rastësishëm, por mungoi Informacioni për policinë. Mungoi qytetari digital! Kjo mungesë i bëri përshtypje edhe Ministrit Tahiri. Siç u pa më pas nga pamjet, në vendngjarje kishte vetëm katundar digital.
Po pse mungoj dje informacioni nga qytetari digital ? Edhe një filmim erdhi nga aparati i një udhëtari të rastit në rrugë që thërriste në dialekt: i morrën thasët! 
Po kamerat te policisë të instaluara në rrugën më të qarkulluar të vendit pse mungonin? Ç’mësime u nxuarën nga grabitja e mëparshme në këtë qafë të rrezikshme për udhëtim me para? Ka rënë vigjilenca e publikut? Ka rënë deshira për bashkëpunim me organet e rendit? S’ka më besim te policia? Apo njerzit po bëhen çdo ditë edhe më indiferent ndaj krimit e kriminelëve? Kjo u pa dhe dje ku një polic i lebetitur me antiplumb thërriste për ndihmë policin e rendit ndofta dhe pa plumba në shërbim. 
Të gjitha arsyet qëndrojnë, por ajo që më bën të besoj më shumë është se po bie besimi te policia e shtetit, se besojnë më… Ngjarjet me vjedhje bankash po ndjekin njëra tjetrën dhe po bëhen gjithnjë më spektakolare. Ato, mbajnë rekordin në këto 4 vjet. Paçka se një sondazh i fundit tregonte se besimi i publikut te policia ishte mbi 60%!!!

Në vënd të mbylljes…

Duke hedhur këto rradhë mu kujtua ditët e festimit të fitores së të majtës 3 vite më parë. Rrugët gumëzhinin nga veturat me flamuj të militantëve. U festua gjatë. U festua biles deri në bajatosje.
Në këto ditë po pija kafe ulur te hotel Grand në bllok, me një nga militantët e hershëm të PS-së, Tesera nr. 2 e saj. Pasi karvanet e veturave nuk kishin të sosur i drejtohem Teserës nr.2 :
A mund ti qetësojmë pak këto djem se e kaluan masën- i them, njerzit tani duan të qetësohen! 
Po marr ne telefon Saimir Tahirin, ai i drejton këto- më thotë. Ashtu bëri. I ra telefonit dhe ja pozoi shqetësimin. 
Morri përgjigjen: s’më dëgjojnë më… (D.D/Shuplaka)

Etiketa: grabitjasaimir tahiriylli dylgjeri
Pas

Të fortë paskan qenë, me serum në krah dhe ende në grevë! (VIDEO nga Zharrëza)

Para

Turqia e ka seriozisht “luftën” me Fetullah  Gylen, kërkon ekstradimin e 28 pjesëtarëve të organizatës nga 16 shtete

Para
Turqia e ka seriozisht “luftën” me Fetullah  Gylen, kërkon ekstradimin e 28 pjesëtarëve të organizatës nga 16 shtete

Turqia e ka seriozisht “luftën” me Fetullah  Gylen, kërkon ekstradimin e 28 pjesëtarëve të organizatës nga 16 shtete

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.