Ylli Dylgjeri ka publikuar një foto ku shfaqet Erion Veliaj dhe Armando Subashin në këto ditë festash. Teksa ka bërë një montazh me fotot e të dyve Dylgjeri është shprehur : “Moj Sorkadhe, moj Sorkadhe. Në Fier ke kokë të madhe”.
Në këtë foto të dy kryetarët e bashkive kanë veshur bluza me motive festash, ku nuk mungojnë as sorkadhet në to, siç i quan Dylgjeri. Shfaqen të buzëqeshur në këtë foto të dy krerët e bashkive. Me Veliajn jemi mësuar ta shohim me një pulovër të tillë por me Subashin jo. Gjthsesi duhet të themi që edhe këtij të fundit i shkon dhe mesa duket po shijon shumë këto ditë festash. (J.V/Faxweb)