Vizita e kreut të opozitës së Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Amerikë dhe foto e tij me presidentin amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri. Së fundi ka qenë postimi i deputetes Albana Vokshi.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një fotomontazh duke bërë një krahasim të vizitës së Bashës në Amerikë dhe viztës së kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-S ku ai u takua me Donald Trump.
“Gjeni ndryshimin”, shkruan deputetja krahas fotomontazhit.
Nga fotot duket qartë se takimi i Bashës me Trump ka qenë shumë pozitiv, ndërkohë e kundërta është ajo me kryeministrin ku, ku duket se nga takimi i tij me Trump vetëm ai ka qenë i interesuar ndërsa Trump nuk ka shfaqur aspak interes. (S.SH/Shuplaka)