Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ironizuar paktin Rama-Basha. Në një postim në “Facebook” ai shkruan se deri dje Shqipëria qeverisej nga koalicioni 2K (Krenaristë dhe Kanabistë). Ndërsa sit sipas Blushit Shqipëria do të qeveriset nga koalicioni 2R, (Republika e Rilindjes).
“KOALICIONI 2K, KOALICIONI 2R. Deri dje qeveriseshim nga koalicioni 2K, Krenaristë dhe Kanabistë. Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Lul Bashën do qeverisemi nga koalicioni 2R, Republika e Rilindjes. Më ndiqni çfarë kam thënë në Fier.”, shprehet Blushi.
Po kështu në qarkun e Fierit ai ka prezantuar edhe kandidatët për deputet. (J.V/Shuplaka)