Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendosjes së tritolit në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut në Fushë Krujë, mbrëmjen e djeshme. Sulmin Manjani e ka drejtuar sa tek mazhoranca, aq edhe tek Prokuroria.
“Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën”, shkruan Manjani.
Ndërkohë dhe gazetari Basir Çollaku ka reaguar duke ironizuar reagimet e vajzës e cila mohoi në media të ishte dhunuar nga djali i deputetit socialist edhe pse mjeksia ligjore vërtetonte se ishte dhunuar.
“Tritol i lumtur…
Vajza Xh. M, eshte e lumtur nuk eshte dhunuar, por te shtepia e gjyshit i hodhen nje tritol te lumtur..Keshtu ka nisur zgjedhjet Rexhep Rraja me shoqni.”shkruan Çollaku.
(M.Q/Faxweb)